E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Qeveria, e krimbur nga korrupsioni

Deputeti i PS-së Taulant Balla ka akuzuar sërish qeverinë dhe kryeministrin Berisha se është e krimbur nga korrupsioni.

Në një konferencë për shtyp Balla theksoi se Berisha nuk është më kryeministri i shqiptarëve por të të korruptuarve.
 

“Saliu nuk është më kryeministri i shqiptarëve, ai është kryeministri i Metës që vjedh me bllok në dorë. Ai nuk mund të flasë për projekte për përmbytjet në Shkodër pasi është faji i tij që Shkodra u përmbyt 5 herë brenda një viti” theksoi Balla
 

Ai thashtu theksoi se tashmë shqiptarët nuk i besojnë më kryeministrit Berisha dhe kurrë më nuk do t`i japin votën.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›