Me 16 prill, 200 fituesit e Shkollës së Policisë në auditore
16 prilli do të shënojë ditën e parë të mësimit për 200 kursantët fitues të Shkollës Bazë të Policisë, për Patrullë të Përgjithshme. Në një njoftim për mediat Sholla e Policisë bën me dije se:
“Shkolla Bazë e Policisë, për Patrullë të Përgjithshme, fillon në datën 16 Prill 2012 për 200 kursantë, të cilët u përzgjodhën bazuar në pikët e grumbulluara gjatë fazave të konkurrimit, si dhe pas përfundimit tëprocesit të kontrollit mjekësor dhe verifikimit të të dhënave të aplikantit. Kursantët e përzgjedhur duhet të paraqiten në orën 08.00`, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor në Sauk, ku do të bëhet dhe akomodimi i tyre”thuhet në njoftim .
Ndërkohë, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, të gjithë aplikantët mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjithashtu ashtu mund të parashtrojnë pyetje apo shqetësime dhe me e-mail në adresënshkollaepolicise@mrp.gov.al.