E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Del Piero tek Zaneti, eksperienca ‘bën ligjin’ në Itali

ITALI- Java që lamë pas në Serinë A Italiane vlen të theksohet paraqitja e shkëlqyer e veteranëve si Zaneti, Del Piero dhe Toti. Legjenda e Juventusit, Del Piero e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme prezencën e tij të 700- të me fanellën bardhezi. Falë golit të tij spektakolar kundër Lacios ‘Zonja e Vjetër’ vazhdon të kryesojë kampionatin.

Rikthehet tek goli edhe legjenda e Romës Françesko Toti i cili mban ende gjallë shpresat e kryeqytetasve për një vend në Ligën e Kampionëve. Loja e Romës ndryshojë dukshëm nga ndeshja më parë dhe meritë e madhe për këtë i shkon kapitenit Toti. Teknika e tij dhe pasimet gjeniale vendosësn shumë herë në vështirësi kundërshtarët.

Havier Zaneti vazhdon t’i surprizojë të gjithë. Është 38 vjeç dhe luan çdo ndeshje si titullar dhe i pazëvendësueshëm. Kapiteni i Interit me ndeshjen kundër Sienës bëhet lojtari i tretë me më shumë prezenca në Serinë A, 570 të tilla. I pyetur nga mediat për kapitenin e tij, trajneri Stramaçoni i thur elozhe numrit 4 zikaltër.

Mosha nuk i lejon që të vazhdojnë edhe për shumë vjet të luajnë futboll por legjendat e Serisë A po na habitin me paraqitjet e tyre fantastike.
(ma.ar/idea/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›