Më 17 gusht vendimi për "Pussy Riot"

Vendimi për gjykimin e tri anëtareve të grupit “Pussy Riot” do të bëhet publik më 17 gusht.
Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokhina dhe Jekaterina Samutsevic ngarkohen me akuza për huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të të krishterëve ortodoksë.
Të akuzuarat thonë se kanë bërë vetëm protestë publike në Kishën e Moskës, Shpëtuesi Krisht, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.
Gjykatësi ka bërë publike datën e vendimit, pasi të pandehurat kanë dhënë deklaratat e tyre përfundimtare.
Prokuroria, të martën, ka bërë thirrje për dënimin e vajzave me nga tre vjet heqje lirie.
Të tria ato ndodhen në paraburgim që nga muaji mars. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.