E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendosen marrëdhëniet Bjellorusi-Suedi

Ministria e Jashtme bjelloruse ka deklaruar se do të tërheqë stafin e mbetur të ambasadës së saj në Suedi, pasi tendosjet mes dy vendeve sa vijnë e rriten.

Ministria ka thënë se ka kërkuar nga Stokholmi të ndërmarrë hapa të ngjashëm me diplomatët e tij në Minsk.

Javën e kaluar, Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin e Suedisë, për shkak të takimeve të tij me opozitën bjelloruse, ndërsa ka tërhequr edhe ambasadorin e saj nga Stokholmi.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Bjellorusinë se do të marrë “masat e duhura”, në përgjigje të dëbimit të ambasadorit suedez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›