Rooney, gati për sezonin e ri

Wayne Rooney ndihet i gatshëm për fillimin e sezonit të ri në Premierligë, derisa shton se gjendja e tij fizike është OK.
26 vjeçari u rikthye pas zhgënjimit në Euro 2012 me Anglinë, duke luajtur 76 minuta ndaj ekipit norvegjez Valerenga në Oslo.
“Jam i kënaqur me atë që po e bëj. Kam ushtruar qe dy javë dhe po punoj shumë. Çdo gjë po shkon shumë mirë, ndihem OK. Çdonjëri ka nevojë për lojë, për ta rikthyer formën, jo vetëm unë. Po punoj dhe i pres me padurim ndeshjet tjera përgatitore. Shpresoj që në fillim të sezonit, të jem gati për lojë”, tha sulmuesi anglez. Sfida e radhës e ‘Djajve të Kuq’ është ajo ndaj Barcelonës.