E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 18 shtator shpallen fituesit në universitete

16-09-2012 / Gazeta 55

Maturantët që do të shpallen fitues në universitetet publike të vendit kanë gjashtë ditë kohë për të kryer regjistrimin duke filluar nga data 18 shtator ditë kur do të publikohen listat  deri me 23 shtator. Regjistrimi këtë vit për herë të parë do të realizohet elektronikisht.
Në udhëzimin më të fundit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, përcakton detajet e regjistrimit ku thuhet se fituesi mund të qëndrojë në të njëjtin program studimi që në fazën e parë.
Nëse ai nuk arrin të realizojë regjistrimin në mënyrë elektronike studenti duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues e cila do të kryejë regjistrimin online të kandidatit. Në këtë rast kandidati duhet të paraqesë një dokument identifikimi.
Kandidatet që nuk kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar humbasin përfundimisht të drejtën e vazhdimit të procesit.
Lista përfundimtare e fituesve do te shpallet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve me date 1 tetor dhe ne universitete ajo do te aplikohet një dite me pas.
Ndërkohë qe dokumentet e regjistrimit do të dorëzohen prane sekretarive mësimore me nisjen e vitit të ri akademik me date 8 tetor deri me 13 tetor.
Në udhëzimin e MASH parashikohen gjithashtu edhe datat e aplikimit për ata që duan të transferojnë studimet dhe për ata që duan të nisin një fakultet të dytë.
Universitetet duhet të pranojnë kërkesat për transferim deri me 24 shtator dhe deri me 26 ato duhet t’i dergojnë propozimet në ministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›