PLL përshëndet aktin normativ për lirimin e banesave: U korrigjua një padrejtësi që nisi 68 vjet më parë
16-09-2012 / Gazeta 55
Partia Lëvizja për Legalitetin ka përshëndetur miratimin në Kuvend të aktit normativ, për kthimin për lirimin e banesave të pronarëve legjitime. Kryetari i PLL-së Ekrem Spahia, deklaroi se ky akt korrigjon një padrejtësi që nisi 68 vjet më parë e që kishte mbetur ende e pazgjidhur edhe gjatë viteve të tranzicionit.
Në deklaratën për mediat, Spahia ka vlerësuar edhe vendimin e qeverisë për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.