E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 2 korrik përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë?

Ndertesa e Kryeministrise ne Prishtine / Foto arkiv

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se më 2 korrik të këtij viti, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të mblidhet në Vjenë të Austrisë, ku do të merret vendimi për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, njofton KTV.

Në mbledhjen e qeverisë, Thaçi ka thënë se janë në fazën finale ndryshimet kushtetuese dhe nxjerrja e legjislacionit, duke përmendur këtu Ligjin për Ndërtimet dhe atë për Ndërmarrjet Publike.

Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, kryeministri është shprehur se së pari duhet të zbatohen marrëveshjet e fundit të arritura me Serbinë, sidomos ajo për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e integruar të kufijve, e më pas, sipas tij, të rimendohet për vazhdimin e dialogut. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›