Gjykohen per mashtrim kancelarja avokati dhe policja
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se Tiranes mbyll hetimet dhe dorezon para togave te zeza dosjen penale ne ngarkim te kancelares se Gjykates se Krujes bashkeshortit te saj avokat ish-punonjeses se policise se burgjeve dhe pronarit te lokalit ku dorezoheshin leket per akuzen e mashtrimit me pasoja te renda.
Sipas kerkeses per gjykim qe Shekulli ka siguruar nje kopje te perpiluar nga prokurori Gent Osmani mesohet se Flutura Meco kancelaria bashkeshorti i saj Almir Meco avokat sekseres Adriana Xeba police e burgut dhe shtetasit Edmond Kalaja pronari i lokalit ku liheshin leket kane mundur te perfitojne shuma te ndryshme parash nga te denuar qe kerkonin favorizime ne Gjykate.
Sipas dosjes me nr.4074 i gjithe mashtrimi ka nisur nga lidhja e vecante qe policja e burgut te Fushe Krujes Xeba kishte me te denuarin Admir Tafili ky i fundit i njohur edhe si vrases i Arben Zylyftarit por qe mundi te nga burgu pak kohe me pare duke u hakmarre ndaj vellezerve Pjetrushi ku dy prej tyre i vrau ne prite ne Shkoder dhe me pas u dorezua ne polici.
E pandehura Xeba duke qene punonjese ne burgun e Fushe Krujes ka pasur kontakte me shume persona te denuar te cilet ishin te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre ne Gjykaten e Krujes. Ne rastin konkret Xeba ka shfrytezuar marredhenien e vecante qe ka pasur me te denuarin Admir Tafili. Ky i fundit i ka marr personave te aferm te te denuarit Edison Harizaj shumen prej 11 milion leke te vjetra per ti rregulluar punet ne Gjykate.
Ku Harizaj kishte bere dy kerkesa te cilat me pas i fitoj ate per ndryshimin e llojit te vendit te vuajtjes se denimit nga ai i sigurise se larte ne te zakonshem dhe lirimin me kusht para kohe nen kontrollin e Sherbimit te Proves-thuhet ne dosjen e prokurorise. E pandehura Xeba ka shfrytezuar njohjen qe kishte me te pandehuren ish-kancelaren F.Meco e cila per tu kamufluar veten e kishte lidhur policen ndermjetesen Xeba me bashkeshortin e saj A.Meco me profesion avokat.
Nga analiza e transkripteve pergjimeve dhe raporteve te vezhgimit konstatohet qe veprimet e te pandehures Flutura Meco kancelares jane mjaft aktive per dhenien e vendimit ne favor te kerkuesit Harizaj nga te cilet kishin marr fillimisht 150 mije leke te vjetra per ndryshimin e vendit te vuajtjes se denimit dhe 800 mije leke te vjetra per lirimin me kusht-thuhet nga prokuroria.
Po ne kete menyre te mashtrimit te pandehurit kane perfituar edhe nga familjaret e te denuarit Enton Nika problemi i te cilit i eshte bere prezent nga bleresi i drejtesise qe tashme kishte perfituar nga Gjykata e Krujes shtetasi Edison Harizaj. Sipas dosjes penale qe pritet tashme te hidhet ne short elektronik per te caktuar treshen gjykuese qe do te gjykoj dosjen i pandehuri Kalaja ishte pronari i lokalit afer institucionit te burgut te Fushe Krujes ku familjaret e te denuarit linin parat per ish-policen tashme Xeba dhe kancelaren dhe avokatin Meco.
shte provuar se ne lokalin e tij pervec se familjaret e Harizajt kane dorezuar parat aty i pandehuri Kalaja ka mbajtur edhe leket e familjareve te shtetasit te denuar Saltino Basha dhe Enton Nika te cilet i kishin dorezuar per ti terhequr me pas policja Xeba. Lokali i tij ka qene si nje lloj agjencie ku silleshin para te personave te denuar per tiu dhene me pas te pandehurve qe merrnin persiper te kryenin pune ne Gjykaten e Krujes.