E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Diber Do te rishikojme koncesionet

Kreu i PS-se Edi Rama ka vijuar dje turin elektoral per zgjedhjet vendore te 8 majit ne Qarkun e Dibres ku prezantoi kandidatet e Aleances per te Ardhmen per kryetar bashkish ne Peshkopi Bulqize Klos dhe Burrel perkatesisht Ilir Vranici Myfit Durici Mexhit Sina dhe Adelina Farrici.

Gjate prezantimit te kandidateve kryesocialisti Rama akuzoi qeverine dhe Kryeministrin Berisha per varferine ku i kane zhytur shqiptaret. Sipas tij i gjithe rajoni verilindor i Dibres ka mbetur i varfer krejt i pazhvilluar dhe me banore te ndare ne te kuq dhe blu. Ne kete rajon - vijoi Rama - nuk shoh asgje qe ka te beje me zhvillimin. Ne jemi ne kete beteje per te bere realitet endrrat e qytetareve pa i ndare ata ne demokrate dhe socialiste. shte momenti ti themi jo politikes se vjeter te vesheve te shurdhet qe vazhdon ta mbaje peng vendin dhe te ardhmen e tij.

Ne Bulqize zoti Rama eshte ndalur edhe ne problemet e perditshme te qytetit duke fajesuar qeverisjen e keqe dhe grabitjen qe po i behet kesaj zone te pasur me krom. Sikurse ai ka premtuar nje rishikim te te gjitha koncesioneve te kromit ne zone nese e majta vjen ne pushtet.

Ne vijim te ketyre takimeve ai garantoi se Partia Socialiste dhe koalicioni i majte Aleanca per te Ardhmen kerkojne qe njerezit kudo qe jetojne te mos jene te ndare nga flamujt partiake por vendbanimet e tyre te jene qendra te harmonise e te bashkejeteses demokratike mes tyre. Dibra ashtu si te gjitha rajonet e tjera te vendit - tha Rama - aktualisht nuk eshte vendi i endrrave dhe shpresave tuaja pasi eshte e zaptuar nga politika e vjeter e syve te verber dhe vesheve te shurdhet si dhe e zemres qe rreh vetem per interesa vetjake te Kryeministrit dhe oborrit te tij qe vjen deri ketu te ju. Ndaj ju bej thirrje - tha kryesocialisti Rama ne fjalen e tij te mbajtur ne keto takime te zhvilluara ne Diber- qe me 8 maj me voten tuaj pro kandidateve te Aleances per te Ardhmen te hakmerreni per varferine papunesine dhe mjerimin ku ju ka zhytur qeveria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›