E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 22 qershor, emrat e kundershtareve

Nje nga kompeticionet me historike te futbollit evropian pritet te startojne shume shpejt, kur vetem nje jave me vone ekipet tona do te mesojne edhe emrat e kundershtareve te tyre. Kupa UEFA, e lancuar ne vitin 1971/72 eshte quajtur Europa Liga dhe do te startoje kete sezon me emertimin me te ri, qe iu vendos pas mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, mbajtur ne Nentor te vitit 2007, ne Nion te Zvicres. Vendi yne do te marre pjese per here te pare ne historine e tij, me tre ekipe, ne kete kompeticion. Dinamo, Vllaznia dhe Flamurtari do te mesojne me 22 qershor emrat e kundershtareve te tyre. Dinamo dhe Vllaznia do te luajne ne turin e pare paraelimantor te Europa Liges, me 2 Korrik, kurse Flamurtari do te prese turin e dyte paraeleminator, per te luajtur kunder ekipit qe do te mesoje, po ne kete dite, kur perfaqesuesit e seciles skuader duhet te udhetojne drejt Zvicres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›