Tirana, pritet konfirmimi i trajnerit
Tirana dhe Flamurtari nuk do te vuajne vonesen e fillimit te pergatitjeve, per kompeticionin evropian, pasi ekipet e tyre jane kualifikuar ne turin e dyte kualifikues, ndryshe nga Dinamo dhe Vllaznia. Bardheblute, pas marrjes se "ok"-it, se financuesi i skuadres do te jete Refik Halili kane nisur nga puna, me ndertimin e ekipit evropian. Halili pritet te konfirmoje se cili do te jete trajneri, qe do te zgjedhe me pas edhe ekipin, ne vigjilje te ndeshjeve evropiane. Fillimisht do te ndertohet Tirana, qe do te konkurroje me 15 korrik, ne ndeshjen e pare evropiane, por sigurohet se skuadra qe do te luaje ne "Champions" do te qendroje edhe per kampionatin e radhes, duke qene se brenda javes me pjesen me te madhe te lojtareve pritet te nenshkruhen kontrata.