E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri xheloz dhunon gruan shtatzënë e tenton ta djegë me fëmijën 15 muajsh

dhuna-jDurrës- Një krim brenda familjes është parandaluar mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. 37-vjeçari, Asllan Hoxha ka dhunuar bashkëshorten e tij Enkelejda Hoxha 34 vjeçe brenda në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 9 të Durrësit, ku Hoxha pasi ka dhunuar me mjete të forta gruan ka spërkatur me benzinë banesën në katin e katërt të një pallati.

Sipas policisë ka qenë gruaja që i ka njofuar përmes telefonimit në numrim 129 dhe gjithçka është zhvilluar në sy të fëmijës 15 muajsh të çiftit. Gruaja e kishte denoncuar edhe herë të tjera në polici dhunën e bashkëshortit ndaj saj.

Mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin, i cili po tentote ti vinte zjarrin banesës bashkë me to brenda. Policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive xhelozie. Hetimet vijojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›