Më 23 shtator meçi miqësor Shqipëri–Kosovë

Përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një mec miqësor të shtunën, më 23 shtator. Meci organizohet në kuadër të muajit të kulturës kombëtare dhe është organizuar me bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Mehmet Axhani ka shpallur listën e boksierëve, të cilët do të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në mecin që do të zhvillohet në Shkodër në ora 17:00.
Boksierët kosovarë tashmë ka kohë që kanë filluar përgatitjet, në hotelin "Alvida" në Prizren, për të qenë të gatshëm për duelet me të përzgjedhurit e Zef Gjonit, trajnerit të kombëtares shqiptare të boksit.