Një delegacion i FFK-së viziton sot FSHF-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Sabri Hashani, do të kryesojë një delegacion prej katër anëtarësh të FFK-së, në një vizitë zyrtare, që do t'i bëjnë të enjten Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ku do të priten nga presidenti i kësaj federate, Armand Duka, ka njoftuar FFK përmes një komunikate për media.
"Në këtë takim do të ripërtërihen marrëdhëniet në mes të dy federatave dhe do të shtjellohen cështjet që dalin nga marrëveshja e mëparshme, ku do të fokusohen në cështjet konkrete për interes të të dyja palëve .
Është e kuptueshme se vëmendja kryesore do të përqendrohet në mbështetjen e FSHF-së për Federatën e Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA , pastaj në infrastrukturën ligjore, si dhe në aranzhimin e ndeshjeve të përfaqësueseve", thuhet në komunikatën e FFK-së.