E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 240 milionë EURO-t që vodhi LULI, pensionet rriteshin 28%

Nga Kledian Lula

Ka mbi 2 vjet, që në Europë e në Botë, kur duan të stigmatizojnë një politikan ose qeveritar të dështuar, që mashtron me shifra të fryra e deklarata për jetë luksi, i thonë: U bëre si SALIU i Shqipërisë! Personazhi SALI e ka fituar këtë rekord botëror. Eshtë i vetmi kryeministër në botë, që nuk qëndron dot asnjë 1 sekondë pa mashtruar popullin e vet, ndërkombëtarët e cilindo që i del përpara. Këtë herë e kishin radhën pensionistët të mashtroheshin e të talleshin. SALIU, u tha dje 583 mijë bashkëmoshatarëve të tij pensionistë, se do tu rriste pensionet. E gjitha është një mashtrim, mbasi rritja 4% që do bëhet në 1 korrik 2011 është veçse një lëmoshë e llojit SALI, për të maskuar mashtrimet me pensionet dhe varfërinë tejet ekstreme që ka mbërthyer këtë shtresë sociale të shoqërisë.

SALIU tallet me bashkëmoshatarët, u rrit pensionet me 5 bukë

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, kur miqtë e tij NANO e META po përgatisnin terrenin për të sjellë në pushtet SALIUN e viteve 1992-1997, dora vetë SALIU i sotëm, deklaroi se do të dyfishonte pensionet. Pas hipjes në pushtet, hodhi në tavolinat e pensionistëve një dorë thërrime rritje pensioni me 30 e 40%, dhe u ktheu shpinën. Tashmë, pensionistët ndihen të tallur e të masakruar ekonomikisht, megjithëse prej 6 vitesh po bombardohen pa pushim prej qeverisë SALI me demagogjinë e rritjes 2 e 3-fish të pensioneve. Sipas premtimit elektoral të SALIUT në vitin 2005 për dyfishim pensionesh, duhej që pensionet, në shtator 2005 të ishin kështu: Pensioni minimal 25 mijë lekë në qytet dhe 18 mijë lekë në fshat. Por edhe pas 6 vite qeverisjeje e pas 3 herë rritjeje (i thënçin), pensionet minimale janë kështu: 10 mijë e 276 lekë në qytet, ose 90% më pak se paga minimale zyrtare. Dhe 7234 lekë pensioni i fshatit, ose 3.3 herë më i vogël se pensioni maksimal në qytet. Edhe pse pushtet varfëruesi PD-LSI e pushtet parajsa SALI, po vazhdojnë të trumbetojnë se pensionet maksimale janë në nivelin e pensioneve të vendeve të BE, realisht e gjitha kjo është demagogji, mbasi pensionet shqiptare, madje edhe pensioni maksimal në qytet është tepër i ulët dhe konkretisht 21 mijë e 052 lekë, ose 55% më pak se niveli i minimumit jetik. Me minimum jetik kuptojmë sasinë e lekëve me të cilat mund të blesh sasinë ushqimeve që të mos vdesësh nga uria.

Politika SALI e rritjes së pensioneve ka qenë një propagandë e pandalshme demagogjike me realitet të pandryshuar. Në 6 vjet, pensionet janë rritur vetëm 3 herë, me masë 54% vlerë financiare reale në qytet dhe në fashat, me 60% vlerë financiare reale. E ndërsa SALIU ka bërë sikur u ka rritur pensionet bashkëmoshtaravëe të tij, nga ana tjetër ka lejuar një treg të shfrenuar dhe masa fiskale inkuizitive ndaj pagave e pensioneve, duke i zhvlerësuar ato si fuqi blerëse. Aktualisht, pensioni minimal SALI, kur shkon në tregun e shfrenuar SALI, me 10 mijë e 276 lekë mund të blejë vetëm mbijetesën ushqimore minimale të 6 ditëve, ndërkohë që për 30 ditë, i duhen edhe 3 herë më shumë lekë. Ndërsa një pension maksimal SALI, kur shkon në tregun e monopol SALI, me 21 mijë e 052 lekë, mund të blejë vetëm mbijetesën minimale ushqimore të 13 ditëve, ndërkohë që për 30 ditë, i duhet edhe 1.3 herë më shumë lekë.

Pensionet e modelit SALI, rritje me 4%, ose 5 bukë në muaj

Plotë 6 muaj më parë, konkretisht në 28 Dhjetor 2010, pas mashtrimit për shpërblimin e Vitit të Ri, kryeministri përrallaxhi i 100 e 1 netëve SALI BERISHA, u tha bashkëmoshatarëve të tyre pensionistë, se në 1 mars 2011, do të rriteshin pensionet me 30%. Në vend të rritjes, SALIU doli përsëri në 15 mars 2011, ditën e 3 vjetorit të krimit qeveritar të Gërdecit dhe deklaroi, se pensionet do të rriten me 35%, në muajin korrik 2011. Tani që jemi në ditën e fundit të qershorit, pra vetëm 24 orë përpara 1 Korrikut, SALIU doli përsëri në ekrane dhe deklaroi, se rritja e pensioneve do të jetë vetëm 4%. Edhe sikur kjo rritje të ishte 30 e 35%, përsëri mbetej një lëmoshë e pa fuqishme për të zbutur varfërinë ekstreme tek pensionistët, të cilën SALIU ka 6 vjet që premton, se do ta zhduk nga jeta e të gjithë shqiptarëve.

Tallja që SALIU u bënë pensionistëve qëndron edhe në broçkullat e tij komike, kur ai deklaron se kjo rritje pensionesh prej 4%, synon afrimin e pensioneve të qytetit me ato të fshatit dhe barazimin e pensioneve minimale me ato maksimale në qytet. Mirëpo llogaritë SALI pas rritjes 4%, dalin të tilla: pensioni minimal në qytet rritet me 400 e 80 lekë, ose me 5 bukë në muaj. Pensioni maksimal në qytet, rritet me 1 abone autobusi, ose me 10 bukë në muaj. Ndërsa pensioni në fshat rritet me 2 bukë e gjysëm në muaj. Këto janë rritjet, këto janë pensionet, ky është SALIU që mashtron. Po sa dhe si jetohet me pensionet e modelit SALI? Niveli pensionit tregon qartë se pensionistët bëjnë një jetesë tepër të vështirë. Jo shtresë sociale ka shpenzimeve jetese e shëndetësore maksimale, të cilat në shumë raste kalojnë edhe vlerën mujore të pensionit. Një fakt: 85% e pensionistëve, ndodhen jashtë mundësive fizike për të siguruar të ardhura nëpërmjet punësimit. E megjithë paaftësinë zoti SALI, buka e gojës i çon 54% të pensionistëve shqiptarë në punë fizike, madje dhe të rënda. Këtë punësim ata e kërkojnë dhe e përballojnë, për të mposhtur talljen dhe braktisjen financiare që po vazhdon tu bëhet prej pushtetit tuaj demagog e mashtrues. Për të treguar se si jetojnë pensionistët shqiptarë, nuk do të përmendim statistikat e qendrës propagandistike SALI-STAT, por do të përmendim vetëm një bilanc: Me pensionin minimal në qytet përballohen vetëm 41% e shërbimeve mujore telefon, mjekësi, transport, energji elektrike, ujë, veshje, higjienë etj.

Me 240 milionë EURO-t që vodhi LULI, pensionet rriteshin 28%

Qeveria SALI e parajsës dhe e rekordit të rritjes së ekonomisë e mirëqenies rekord në botë, nuk ka mundur të mbajë dot premtimin e bërë në dhjetor 2010 e në mars 2011, për rritje 30% e 35% të pensioneve shqiptare. Edhe pse nuk jemi në krizë ekonomike, por në fuqizim të plotë, këto premtime butaforike e demagogjike kanë zbritur në 4% rritje. Qeveria SALI e ka të shkundur thesin BODE-FULLANI, për shkak të korrupsionit, të bllokimit të investimeve prodhuese e të riaktivizimit të burimeve të tjera strategjike prej mos shfrytëzimit e mos vënies në efiçencë, të pasurive të ekonomisë kombëtare. Shteti ka falimentuar, pushteti SALI e ka katandisur vendin në zhele financiare, duke bredhur e lypur borxhe në çdo cep të botës.

Kjo rritje pensionesh, nuk do të bëhet nga të ardhurat që ka buxheti, por nga borxhet, prej të cilave qeveria SALI, për të qetësuar zemërimin popullor prej varfërisë maksimale, ka akorduar vetëm 4% financa për rritjen e pensioneve. Sipas llogarisë, për këtë rritje pensionesh në qytet e në fshat, qeveria do të derdh afro 40 miliardë lekë, ose afro 5 miliardë me shumë se viti 2010. Por një llogari tjetër e bërë jashtë letrave të qeverisë, por që ka lidhje me punët e pista të njerit prej ish-ministrave të qeverisë e konkretisht me Lulëzim Bashën. Në kohën kur LULI, ishte Ministër i Transportit dhe Punëve Publike, firmosi një tender të fshehtë e të pa zhvilluar fare, prej të cilit zhvati me vjedhje zyrtare plotë 240 milion euro. Sipas kursit të këmbimit valutor, ky mullar me euro të vjedhura prej LULIT, rezulton 336 miliardë lekë. Nëse këto miliarda, nuk do të ishin bërë llogari bankare të dyshes SALI-LULI, por do të ishin në arkën e shtetit dhe sot do të përdoreshin për rritjen e pensioneve, sipas llogarisë, pensionet nuk do të rriteshin 4%, por  me 28%.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›