Irani i ofrohet Sven Goran Eriksonit
Perzgjedhja
Sven Goran Erikson eshte mes kandidateve per pankinen e Iranit. Do te ishim te nderuar te na vihej ne dispozicion eksperienca e madhe e Eriksonit tha Abbad Torabian zedhenesi i Ffi duke specifikuar me pas se nuk ka asnje kontakt ende me teknikun suedez aktualisht ne drejtimin e Leicester Sitit. Irani po kerkon zevendesin e Afshin Qotbi qe largohet muajin e ardhshem pas Kupes se Azise per te shkuar ne Japoni ku do te drejtoje Shimizu S-Pulse qe militon ne J-League. Torabian ka pergenjeshtruar qe mes kandidateve te jete edhe Diego Armando Maradona.