Më 31 mars skadon afati për deklarimet e të ardhurave, ja çfarë rrezikojnë bizneset
Skadon afati për deklarimin e të ardhurave për bizneset. Ata që nuk përmbushin detyrimin e caktuar nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të përballen me masa administrative që variojnë nga gjoba deri te mbyllja e aktivitetit e madje dhe sekuestrimi i pasurive të
paluajtshme rastet e mosshlyerjes së detyrimit. Sipas vendimit të Ministrisë së Financave në rast se bizneset nuk kryejnë brenda afatit dorëzimin e deklaratës tatimore do të përballen me një gjobë prej 10 mijë lekësh. Masat do të vijnë me mbylljen për 30 ditë të aktivitetit dhe në rast mosshlyerje të detyrimit tatimor deri në mbyllje të aktivitetit e madje edhe sekuestrim të pasurisë së paluajtshme në për bizneset që do refuzojnë shlyerjen e detyrimit. Ligji i ri për biznesin e vogël ka hyrë në fuqi në fillim të vitit. Sipas tij, nëse këta të fundit i mbajnë faturat e shitjes dhe të blerjes së mallit, dokumentet e shitjes, librin e blerjeve dhe të shitjeve, librin e inventarit të gjendjes së mallrave në fund të vitit, librin e aktiveve të biznesit etj., në rast se sipërmarrësit e vegjël nuk i disponojnë këto dokumente, atëherë do të gjobiten.
Tatimi mbi të ardhurat
Subjekte të fizike e juridike që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë përballen me taksë vendore. Taksohen bizneset që qarkullojë gjiro vjetore jo më shumë se 8 milionë lekë dhe jo më pak se 2 milionë lekë. Ndërkohë që shpenzime të panjohura për efekte fiskale përveç atyre të përmendura në ligj nuk do të njihen shpenzime për paga, shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat lidhen me të ardhurat në marrëdhëniet e punësimit që u janë paguar të punësuarve përfshirë dhe administratorët pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar. Përjashtimisht nga ky rregull bëjnë pjesë ato subjekte, të cilat ushtrojnë veprimtari në zonat që nuk mbulohen nga rrjeti bankar. Për të gjitha rastet e tjera, tatimpaguesit do t'i njihen për efekt shpenzimesh vetëm ato pagesa me lekë në dorë (kesh) për blerje mallrash e shërbimesh me vlerë deri në shumën e 300 000 lekë për çdo blerje, por jo më shumë se 10 për qind e totalit të blerjeve gjatë periudhës tatimore. Mbi këtë shumë për të qenë të njohura si shpenzime për efekte fiskale, pagesat duhet të kalojnë nëpërmjet xhirimeve në llogarinë bankare.
Kundërvajtjet
Sipas ligjit konsiderohen kundërvajtje administrative, mospasqyrimi i saktë i të ardhurave dhe shpenzimeve nga veprimtaria me efekt në të ardhurat e tatueshme dhe dënohet përveç detyrimit edhe me dënim të barabartë me shumën e këtij detyrimi. Sipas Ministrisë së Financave në listën e shkeljeve dhe që dënohet me gjobë janë edhe rastet e falsifikimi i të dhënave dhe i dokumentacionit për të ardhurat dhe shpenzimet dënohet përveç detyrimit edhe me një dënim të barabartë me shumën e këtij detyrimi.
Gjobat
Mosparaqitja brenda afatit kohor e deklaratës tatimore vjetore dënohet me një gjobë në masën 10 000 lekë për çdo muaj vonesë. Mosrespektimi i afatit të përcaktuar në këtë ligj për pagimin e tatimit personat përgjegjës paguajnë një interes për pagesë të vonuar në përputhje me ligin e Procedurave Tatimore. Gjithashtu në masën 10 mijë lekë gjobiten edhe bizneset që nuk mbajnë në rregull inventarët.
Interesat për pagese te vonuar
Sipas legjislacionit në fuqi nëse një tatimpagues nuk paguan ndonjë detyrim tatimor brenda afatit te përcaktuar ne legjislacionin tatimor, ai është i detyruar te paguaje interesa për pagese te vonuar mbi shumën e papaguar, nga data e afatit deri ne datën kur behet pagesa. Përjashtohen nga pagimi i interesave për pagese te vonuar tatimpaguesit, qe i nënshtrohen tatimit te thjeshtuar mbi fitimin, sipas ligjit "Për tatimin mbi te ardhurat".
Sipas të njëjtave burime masa e interesit për pagese te vonuar është 2 për qind ne muajin e pare te vonesës ose pjese te tij dhe 1 për qind ne muaj për çdo muaj ose pjese te tij qe vijon. Ndërkohë interesat për pagese te vonuar vlerësohen dhe mblidhen ne te njëjtën mënyrë, si dhe detyrimet e tjera tatimore, të cilat nuk mund të falen ose të zvogëlohen nga asnjë autoritet.
Gjobat
Modeklarimi brenda afatit, 10 mijë lekë
Mosrregjistrimi i inventarit, 10 mijë lekë
Vendi i pagimit të detyrimeve tatimore
1. Detyrimet tatimore paguhen në degët apo agjencitë bankare dhe në zyrat postare, organet eprore të të cilave kanë marrëveshje kontraktuale me organet tatimore. Pagesat me valutë të huaj konvertohen në bankë me kursin zyrtar të këmbimit të ditës përkatëse.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të hyjë në marrëveshje kontraktuale me subjekte, sipas të cilave ato marrin përsipër të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat si një agjent tatimor. Subjektet, që hyjnë në këto marrëveshje, janë të detyruara të dërgojnë deklaratat dhe dokumentet shoqëruese në degët përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme. Pagesat tatimore depozitohen ose transferohen në llogarinë ose llogaritë e buxhetit të shtetit.
3. Kur degët dhe zyrat doganore mbledhin detyrime tatimore, shuma e derdhur në llogaritë përkatëse të doganave, në fund të asaj dite, do të transferohet e plotë në llogarinë bankare të organit tatimor përkatës.
Procedura e zgjatjes së afatit të pagesës
Bizneset mund të aplikojnë përkundrejt një kërkese me shkrim të argumentuar të tatimpaguesit, në përputhje me Rregulloren e Ministrit të Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të shtyjë afatin e caktuar për deklarimin dhe pagesën e një detyrimi, përveç TVSH-së, data e deklarimit dhe e pagesës të së cilës është absolute. Sipas legjislacionit zgjatja nuk mund t'i kalojë 30 ditët dhe mund të bëhet vetëm kur ka arsye të forta dhe të argumentuara të cilat përcaktohen në Rregulloren e Ministrit të Financave. Zgjatja e afatit nuk ndërpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Sipas të njëjtave burime mësohet se ato llogariten dhe paguhen duke marrë për bazë datën normale të deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve. Në rastet kur tatimpaguesi kërkon një zgjatje të afatit për të paguar detyrimin tatimor, organet tatimore mund të kërkojnë garanci. Zgjatja e afatit është një akt me shkrim. Ndërkohë kërkesa për një garanci përfshin një përshkrim të arsyeve për të dhe për shumën e kërkuar. Garancia jepet me para në dorë, depozita në llogari apo në tituj të shkëmbyeshëm, bono dhe garanci bankare. Kërkesa për garanci i bëhet e ditur tatimpaguesit zyrtarisht. Ajo mund të apelohet në rrugë normale.
Pagesa me këste e detyrimeve ndaj tatimeve
Në raste të veçanta dhe të argumentuara me gjendjen financiare, kur një tatimpagues nuk mund të paguajë plotësisht dhe menjëherë detyrimin tatimor, organi tatimor përkatës, sipas kërkesës me shkrim, mund të hartojë një plan pagese me këste. Në raste të tilla, tatimpaguesi paguan interesat për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës me këste. Plani i pagesës me këste është një marrëveshje me shkrim, e përgatitur sipas përcaktimit në Kodin Civil dhe e nënshkruar nga kryetari i degës përkatëse të tatimeve, si dhe nga tatimpaguesi. Plani i pagesës me këste anulohet kur kushtet, në të cilat është hartuar, nuk ekzistojnë më. Rregullat, procedurat dhe kohëzgjatja e pagesës me këste përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Detyrimi për pagesë të menjëhershme
Para se të paraqiten për apelim në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat që lidhen me këtë detyrim. Ndërkohë që para se të paraqiten për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë 15 për qind të çdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqësor i çështjeve zhvillohet sipas një procedure gjyqësore të përshpejtuar, e cila nuk duhet t'i kalojë 60 ditë. Administrata tatimore detyrohet të bëjë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, në të kundërt zyrat e përmbarimit i ekzekutojnë ato menjëherë
Përfshija e bizneseve të vogla në skemën e TVSH
Bizneset e vogla nga fillimi i vitit kanë hyrë në skemën e TVSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar bizneset për rregulloren e re për pagesën e taksave për të gjitha subjektet që i prek rritja e pragut të xhiros dhe që automatikisht kthehen në subjekte të mëdha tatimpaguese. DPT-ja u ka dërguar të gjitha degëve nëpër rrethe procedurën e plotë rreth mënyrës së kalimit të biznesit të vogël me TVSH-ë. Në udhëzimin e lëshuar në datën 24 dhjetor 2009, janë të përcaktuar qartë edhe hapat që duhet të ndjekë biznesi që e kapërcen xhiron vjetore me 5 milionë lekë. Sipas qarkores, brenda datës 15 janar bizneset që kalojnë pragun në 5 milionë lekë nga 8 të xhiros vjetore, duhet të regjistrohen pranë tatimeve për deklarimin e TVSH-së. Pas datës 1 janar nis periudha e verifikimit dhe nëse kalohet pragu subjektet me TVSH-së do të hyjnë në një regjim tjetër taksimi. Drejtoria e Përgjithshme sqaron në udhëzim se, bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë do të vijojnë subjekte të taksës vendore, por të gjitha ato që kalojnë pragun mbi 5 milionë lekë, e që do të konsiderohen si të madha, do të duhet të regjistrohen për faturat e TVSH-së.
Komisioni i Apelimit të Tatimeve
Përveç masave ekstreme për vjeljen e tatimeve ligji ka parashikuar edhe rastet kur biznesi mund të ankohet në lidhje shumën e faturuar si detyrim tatimor. Në Ministrinë e Financave është ngritur një komision i posaçëm, Komisioni i Apelimit të Tatimeve i cili përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët emërohen nga Ministri i Financave. Nga këta, dy anëtarë përzgjidhen nga Ministri i Financave, dy anëtarë përzgjidhen mbi bazën e propozimeve te Bashkimit te Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë ne konsultim me shoqatat e biznesit, një anëtar mbi bazën e propozimeve te shoqatave te ekonomisteve, një anëtar mbi bazën e propozimit te Ministrit te Drejtësisë dhe një anëtar mbi bazën e propozimit te Ministrit te Ekonomisë. Anëtarët e Komisionit të Apelimit të Tatimeve të jenë të profesionit ekonomist e jurist. Komisioni i Apelimit të Tatimeve është organ i pavarur pranë Ministrit të Financave dhe i pavarur në vendimmarrje. Ai ka në përbërje të tij edhe një sekretar. Mandati i anëtarëve të Komisionit të Apelimit të Tatimeve është jo më pak se dy vjet, me të drejtë ripropozimi dhe riemërimi. Mënyra e funksionimit të Komisionit të Apelimit të Tatimeve, procedurat e tij operative, procedurat e shkarkimit të anëtarëve dhe mënyra e shpërblimit të tyre përcaktohen me rregullore të nxjerrë nga Ministri i Financave. Komisioni i Apelimit të Tatimeve ka gjithë autoritetin e nevojshëm për të shqyrtuar apelimin e tatimeve, duke përfshirë të drejtën për të kryer hetime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara.
Ornela Manjani