Greqisë s’i mjaftojnë 22 milardë
Shuma prej 22 miliardë eurosh, për të cilën janë pajtuar liderët e eurozonës si pako e ndihmës për Greqinë, do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme, shkruan gazeta londineze “The Economist”.
Gazeta thekson se do të duhen disa vite për të përmirësuar financat publike të Greqisë, që do të thotë se duhet fond shumë më i madh për shpëtimin e këtij vendi, nëse dëshirohet që ky vend të shmangë falimentimin.
Ekonomistët vlerësojnë se Greqia ka nevojë për ndihmën në vlerë prej 75 miliardë eurosh, pasi që asaj i duhen pesë vjet të zbatojë deficitin e saj buxhetor nën kufirin prej 3 për qind të GDP-së.
Këto para, të cilat do të jenë në dispozicion në rast se Greqia falimenton, ndoshta do të mjaftojnë për qetësimin e tregjeve financiare dhe do t’i mundësojnë Greqisë të rifinancojë borxhet.