E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes me dietat, rrugët dhe prokurimet publike

Rekomandimet

Një kapitull të veçantë në raport, KLSH ua kushton rekomandimeve të dhëna ndaj institucioneve, sa u takon shpenzimeve dhe zbatimit të ligjit. Nga mbi 40 rekomandime të dhëna për raste të ndryshme, jo të gjitha kanë gjetur zbatim, ndërsa një pjesë ishin në proces. Duke e nisur me Ministrinë e Jashtme, KLSH i rekomandon që të ndryshojë vlerësimin për masën e dietave që marrin zyrtarët kur dalin për shërbim jashtë vendit. “Masa e dietës duhet të jetë në varësi të distancës në km ku kryhet shërbimi, pavarësisht nëse është brenda ose jashtë”, thotë KLSH. Më pas, për grantet konkurruese të njësive vendore, rekomandohet që procesi i ndarjes së fondeve të nisë që në janar, dhe jo në qershor-korrik, pasi është e pamundur që të realizohet në kohë investimi. Rekomandim kishte edhe për Ministrinë e Financave sa i takon shlyerjes së borxhit, që sipas KLSH duhet të ndërhyhet në rastet kur ka probleme me investimin. Hapësirë të dukshme zinte edhe transporti i mësuesve apo nxënësve me fonde të Arsimit, ku 60 për qind bëhej me para në dorë, dhe pa tender. Sa u takon reklamave që bën qeveria për të paraqitur punën e bërë, sidomos në fushata, KLSH rekomandon kujdes në zhvillimin e tenderit, pasi janë konstatuar raste të shkeljes së ligjit. Nuk mbetet pas Drejtoria e Rrugëve, e cila nga procedurat që ndjek i shkakton buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm. KLSH kërkon që ofertat e firmave ndërtuese të jenë korrekte, të qarta rreth kapacitetit teknik dhe financiar, si dhe një komision të fortë ekspertësh në gjykimin e tenderëve.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›