Olldashi:Projekti duhet të miratohet në KRRTRSH

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka reaguar sot pas fillimit të punimeve nga Bashkia e Tiranës në sheshin "Skëndërbej". Ministri përshëndeti shpejtësinë me të cilën reagoi kryebashkiaku Edi Rama ndaj kësaj çështjeje.
Sipas Oldashit reagimi dhe nisja e punimeve erdhi vetëm pas ndërhyrjes së qeverisë mbi domosdoshmërinë e ndryshimit të gjendjes së sheshit.
Olldashi theksoi gjithashtu se projekti që po zbatohet ka ndryshime në raport me atë të parin dhe këto ndryshime nuk janë miratuar nga KRRTRSH. Si rezultat, Olldashi tha se nuk do të lejohet asnjë abuzim dhe shpërdorim me fondet publike teksa e ftoi Ramën ta cojë projektin për miratim në KRRTRSH.