E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shansi i fundit” për liderin e Bregut të Fildishtë

Liderët e Lierra Leones, Beninit dhe Kepit Verde do t’i japin presidentit në detyre Laurent Gbagbo, një shans të fundit për të lënë pushtetin paqësisht.

Nga ana tjetër, Gbagbo ngul këmbë se është ai fituesi i zgjedhjeve duke refuzuar t’i hapë rrugën Alassane Ouattaras, i cili u njoh ndërkombëtarisht si fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Rezultati i zgjedhjeve të 28 nëntorit, i cili nxori fitues Ouattaran, u hodh poshtë nga këshilli kushtetues, me trupën që kryesohet nga aleati i Gbagbos, duke theksuar se zgjedhjet ishin manipuluar në Veri.

Trazirat që pasuan zgjedhjet shkaktuan dhe largime masive nga Bregu i Fildishtë të mbështetësve të Ouattaras.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-28 10:52
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›