Berisha takon fëmijët e policëve të vrarë

Kryeministri Sali Berisha ka takuar sot fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.
Kreu i qeverisë i uroi një vit të mbarë fëmijëve duke u premtuar atyre se qeveria do të bëjë gjithçka që t`u lehtësojë të ardhmen.
"Ju uroj vetëm suksese. Qeveria do bëjë çdo përpekje t`u mbështesë në çdo hap tuajin", tha kreu i qeverisë.
Ai theksoi se në themel të ndihmës dhe mbështetjes mbetet sakrifica e policëve të cilët humbën jetën në krye të detyrës.
Ndërsa ministri i brendshëm Lulzim Basha theksoi se për 246 familjet e policëve të vrarë do të ketë lehtësira si në marrjen e kredive me interes zero për shtëpi ashtu edhe për shkollimin e fëmijëve si dhe punësimin e bashkëhorëtëve të punonjësve të policisë. Sipas ministrit Basha vijnë nga ligji i cili tashmë ka kaluar në Parlament.