E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me 50 mln euro të tunelit të Llogarasë, do kishin mbajtur 50 vite studentët”- Shpërthen Korreshi: Këta sillen si banda, gjithë të maskuar pa logo

Deputeti demokrat Saimir Korreshi foli për Neës24 nga protesta e sotme pranë Parkut Rinia.

Korreshi u shpreh i indinjuar me sjelljen e qeverisë Rama dhe policisë së shtetit ndaj studentëve.

Ai u shpreh se me lekët që ka vjedhur qeveria do kishin mundur të paguanin 50 vite konviktet e studentët, mjafton vetëm vjedhja e 50 mln euro te tuneli i Llogarasë.

Ndërkaq, për policinë u shpreh se sillen si bandat e 97-ës të maskuar dhe pa logo.

Korreshi: Me 20 vila bjerini keni viston time. Do vrasin njerëz?! Ja aty do rrinë njerëzit, ça do u thojë policia pse rrini në bar?! Është turp! Të rrijë para atje ka qejf, e do të shajë nga mëngjesi në darkë qeverinë. Sepse vetëm me lekët e vjedhur do kishin ndenjur studentët në konvikt pa lek. E do paguajë 700- 800 mijë lek Me 50 mln euro të tunelit të Llogarasë, 50 vjet pa lekë. Shi si ecën si plehra?! Këta janë si banda armatosur si 97. Kush i trajton njerëzit si këta? Po ngriti kokën shkop kokës. Nuk bën vaki. Gjithë të maskuar, gjithë pa logo

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›