E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 9 janar rivotohet ne tri komuna te Kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kete vendim per rivotim per shkak te parregullsive te shumta qe u shenuan gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit te vitit te shkuar. Qytetaret e tri komunave te Kosoves ata te Skenderajt Drenasit dhe Decanitkete te diel serish votojne per te zgjedhur te preferuarit e tyre per deputete te kuvendit te Kosoves. Te drejte vote ne keto komuna kane afro 100 mije qytetare. Rivotime do te kete edhe ne dy qendra votimi ne Malisheve dhe Lipjan. Kjo per faktin qe me 12 dhjetor te vitit te shkuar ne keto komuna u konstatuan parregullsi te shumtane procesin zgjedhor.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kuti votimi ne Kosove

Per te shmangur parregullsite e serishme eventuale KQZ mori vendim qe asnje komisioner qe mori pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te mos mund te marre pjese ne zgjedhjet e pjeshme te nente janarit. Ata jane zevendesuar me komisionere te rinj thote udheheqesi i sekretariatit te KQZ-se Xhemajl Peqani. Ne e kemi bere verifikimin e te dhenave te anetareve te keshillave te vendvotimeve te zgjedhjeve te 12 dhjetorit te vitit te shkuar dhe nga listat ne kemi verifikuar qe asnje komisioner i zgjedhjeve te 12 dhjetorit nuk gjendet ne listat e reja thote Xhemajl Peqani.

Monitorim i rrepte

Organizatoret e zgjedhjeve thone se kesaj radhe do te kete monitorim te rrepte te procesit te rivotimit. 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare dhe vendas do te qendrojne gjate gjithe dites se nente janarit neper qendrat e votimit. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith ka thene se shtimi i vezhguesve nderkombetare ka per qellim menjanimin e manipulimit te votave ne keto qendra votimi sic ndodhi me 12 dhjetor. Edhe udheheqesi i rrjetit te organizatave monitoruese te zgjedhjeve Demokracia ne Veprim Ismet Kryeziu thote per programin tone se ata kane akredituar 500 vezhgues te cilet gjate gjithe dites do te jene ne secilin vendvotim. Po tentojme qe ky proces te kaloje me nje pergjegjesi me te larte megjithate ne jemi ne rolin e monitoruesve dhe cdo parregullsi apo tentative per parregullsi do ta publikojme gjate dites se zgjedhjeve thote Ismet Kryeziu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i rrjetit te organizatave monitoruese te zgjedhjeve Demokracia ne Veprim Ismet Kryeziu.

Zoti Kryeziu thote se edhe bashkepunimi me vezhguesit nderkombetare kesaj radhe edhe me i madh. Bashkepunimi do te jete shume me i fuqishem sepse vezhguesit nderkombetare te dielen do te jene prezente jo me ekipe mobile sic kane qene me 12 dhjetor por do te jene vezhgues statike gjate gjith dites neperqendrat e votimit thote Ismet Kryeziu.

KQZ per shkak te parregullsive ne zgjedhjet e 12 dhjetorit rinumeroi edhe votat ne 40 perqind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves mirepo nuk publikoi rezultatet. Ata thone se te gjeturatnga procesi i rinumerimitdo te publikohen krahas publikimit te rezultateve perfundimare te zgjedhjeve te pergjithshme pas rivotimit te komunat Skenderaj Drenas dhe Decan. Mediat lokale duke u referuar ne burime brenda qendres se numermit te votave thone se parregullsite e shumta qe jane gjetur gjate procesit te rinumerimit pritet ti dergojne drejt anulimit edhe nente vendvotime neper komuna te ndryshme te Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›