Pengesa rruges per ne Kine

Sipermarrjet gjermane qe duan te beje biznes ne Kine ose te prodhojne mallrat e tyre atje duhet ti drejtohen fillimisht Zyres gjermane per Regjistrimin e Markave dhe te Patentave. Ne Kine jane bere ndryshime dhe Kina ka filluar ta marre seriozisht problemin e mbrojtjes se markave te regjistruara dhe te produkteve te patentuara.
Ne Kine eshte miratuar nje ligj i ri per patentimin dhe regjistrimin e markave dhe sipas tij eshte e ndaluar qe te perdoresh patentat e te tjereve te shfrytezosh te drejten e prodhimit te dikujt tjeter e keshtu me radhe. Ne te tilla raste mund te perfundosh perpara gjykatave kineze me akuzen per vjedhje teknologjie ose pirateri produktesh. - sqaron avokati Knut Schulte.
Por kjo eshte vetem njera ane e medaljes sepse nga ana tjeter pirateria e produkteve dhe vjedhja e teknologjive te huaja eshte ne Kine nje sistem i organizuar dhe legjitim. Keshtu thuajse te gjitha sipermarrjeve qe perdorin nje teknologji me te mire se ajo e sipermarrjeve kineze u diktohet qe te krijojne nje joint venture me nje partner kinez. Por per te marre lejen per krijimin e nje joint venture te tille duhet qe partneri i huaj te prezantoje ne menyre te detajuar teknologjine qe do te perdore.
Sipas Schulte kjo forme e detyruar e transferimit te teknologjise eshte shprehje proteksionizimi me te cilen synohet te arrihet qe firmat vendase te mund te perfitojne know-how e nevojshem per ta perdorur ate per vete dhe per ta perjashtuar sipermarrjen e huaj nga tregu. Gjithesesi Kina e pranon hapur nje gje te tille.
Nga kendveshtrimi i prodhimit bruto per fryme popullsie Kina vazhdon te mbetet vend ne zhvillim. Per te zhvilluar ekonomine e saj vendi ka nevoje per investitore te huaj. Ne prag te vizites se tij ne Gjermani zevendeskryeministri kinez Li Keqiang theksoi se Kina ka nevoje per investime per modernizimin e bujqesise ne fushen e teknologjive elektronike te atyre per kursimin e energjise dhe te mbrojtjes se ambientit.
Deri tani ne Kine jane aktive rreth 4.500 sipermarrje dhe firma gjermane. Ato perbejne vetem 2 te investime te drejtperdrejta gjermane jashte vendit. Eksportet gjermane ne Kine zene 5 te vellimit te pergjithshem.
Ne deklaratat e tij zevendeskryeministri kinez Li Keqiang eshte shprehur pro liberalizimit te tregtise dhe te investimeve te huaja dhe kunder proteksionizimit.
Autor Sabine Kinkartz / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani