Kriza e gjate politike ne Shqiperi ndikon negativisht ne reformen zgjedhore

Per ekspertet e procesve elektorale vonesa pritet te ndikoje ne cilesine e pergatitjeve te zhvillimit dhe te administrimit te tyre diten e votimeve. Por dhe ne procesin e numerimit te votave dhe shpalljes se rezultateve dhe pranimit te tyre nga te gjitha palet.
Jaho Vonesa do te kete pasoja
Konstitucionalisti Niazi Jaho eshte njeri prej eksperteve me te njohur ne Shqiperi per procedurat elektorale. Ai thote per DW se vonesa qe po bejne dy partite kryesore PD dhe PS ne ngritjen e nje komisioni parlamentar per diskutimin e reformes zgjedhore pritet te kete nje kosto te madhe per votimet lokale te 8 majit. Jaho kujton se jane nje sere ceshtjesh thelbesore per te cilat duhet nderhyre ne kodin elektoral aktual ashtu sic dhe kane rekomanduar dhe ekipi i vezhguesve te OSBE/ODIHR-it apo subjekte te tjera te specializuara brenda dhe jashte vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konstitucionalisti Niazi Jaho
Mendoj se vonesa do te kete pasoja te renda si ne pergatitjen e zgjedhjeve te qeverisjes vendore ashtu si dhe do te ngushtohen afatet ligjore te percaktuara ne kodin zgjedhor. Keto afate kane te bejne me listat e zgjedhesve regjistrimin e subjekteve zgjedhore ngritjen e komisioneve paraqitjen e listave te kandidateve etj. Mund te vihet ne pikepytje ose ne dyshim arritja e standarteve te votimeve dhe kontestimi i tyre.
Gogo Te politika mungon vullneti per reformen zgjedhore
Premto Gogo drejtor i KRIIK Albania nje organizate joqeveritare qe ka monitoruar proceset e kaluara zgjedhore ne te gjithe territorin e vendit mendon se per momentin nuk shikohet vullneti i nevojshem nga politika per te realizuar reformen zgjedhore. Duke interpretuar kohen e mbetur nga dita e votimeve si dhe parashikimin ligjor se komisionet duhet te ngrihen te pakten 3 muaj para zgjedhjeve ai thote se jemi ne limitin e afateve. Duke llogaritur qe nuk eshte bere asnje hap per ndryshimet ne kodin elektoral atehere gjithshka vihet ne pikepyetje ose pritet te realizohet dhe kete here me aksion ne sekonden e fundit thote Premto Gogo per DW.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Premto Gogo drejtor i KRIIK Albania
ka do te thote se nuk do te kemi nje proces cilesor qofte ne pergatitje duke patur ketu parasysh trajnimin e komisionereve dhe atyre qe administrojne procesin. Duke qene se kemi te bejme me zgjedhje lokale atehere dhe pesha kryesore eshte e komisioneve zonale te administrimit zgjedhor. Kjo do te ndikoje thelbesisht ne cilesine e punes se tyre. Do te ndikoje dhe ne procesin e administrimit te tyre diten e votimit dhe te numerimit te tyre.
Gogo thote se perfaqesues te shoqerise civile kane propozuar ndryshime ne aspektin e leximit elektronik te kartave te identifikimit apo dokumenteve personale qe do t perdoren nga votuesit. Krahas kesaj duhet qe autoritetet te sigurojne pajisjen e te gjithe shtetasve me te drejte vote me karta identiteti. Deri ne muajin nentor kishte rreth 700 mije qytetare pa karta identiteti. Ndryshimeve ne kodin elektoral i duhet dhene koha e nevojshme ku ne procesin e diskutimit duhet te perfshihen dhe propozimet me karakter thelbesor sic eshte ndryshimi per sistemin qe aplikohet.
Mesazhe te perseritura nga nderkombetaret
Ne mesjave shefi i zyres se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Wollfarth apeloi per bashkepunim mes mazhorances dhe opozites per pergatitjen e zgjedhjeve te 8 majit. Une shpresoj qe kete sa me shume debate dhe duhet te kemi gjithnje parasysh se per ceshtje te rendesishme duhet shume sens kompromisi dhe shume vullnet i mire. Parlamenti eshte nje vend i vecante ku qeveria takohet me opoziten dhe duhet te perpiqen te gjejne nje zgjidhje te perbashket. Duke inkurajuar te dy palet une shpresoj per me shume debat dhe mirekuptim deklaroi ambasadori Wollfarth.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica