Dorëhiqet Arnold Shvarceneger
Ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger ka dhenë dorëheqjen pasi ka dështuar ne premtimet e tij për te rimëkëmbur ekonominë e Kalifornisë. Pas shtate vjetësh, Shvarceneger ia la postin e guvernatorit demokratit Xheri Braun, i cili ka qene guvernator i këtij shteti ne periudhën 1975 - 1983. Shvarceneger erdhi me premtime për ta përmirësuar ekonominë e Kalifornisë, por politikat e gabuara te tij bene qe deficiti buxhetor te trefishohet ne 28 miliardë dollarë. Kundërshtaret e kane kritikuar politikat e tij, qe bazoheshin ne ndryshimet klimatike, dhe pohojnë se ai duhej t'i kushtonte kujdes me te madh politikave ekonomike sidomos ne një kohe kur SHBA-te u preken thelle nga kriza. Aktori hollivudian njihej edhe si një nga mbështetësit me te zjarrte te presidentit amerikan Barak Obama.
Shpërndaje