E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 9 mars, konkursi për projektin e bulevardit të Tiranës

Në këtë takim anëtarët e kësaj shoqate kanë prezantuar kërkesat dhe sygjerimet e tyre përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës me qëllim përmirësimin e klimës dhe lehtësimi i kushteve për bizneset në Tiranë.

Basha bëri të ditur se zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbetet prioritet i punës së administratës së re të Bashkisë së Tiranës.  

Një nga problemet më shqetësues ka qënë çeshtja e hipotekimeve, e cila sipas Bashës është çështje drejtësie dhe “ kapital jo i pakët që llogaritet nga ekspertët e pavarur deri në 700 milionë euro, edhe ky injeksion kapitali do të përkthehet në punësim të qytetarëve të Tiranës, ndaj edhe Bashkia ditë e natë do të punojë që kjo të përfundojë sa më parë dhe asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa hipotekuar, sado e vështirë të jetë situata, edhe sikur të na duhet t’i kërkojmë qeverisjes qendrore, të bëjë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar dhe kjo të përfundojë doemos brenda 2012”.

Basha bëri të ditur se biznesi dhe qytetarët do të jenë pjesë jo vetëm e konsultimit por edhe e vendimarrjes së planit urbanisitik të Tiranës. “Pothuajse gjysma e grupit strategjik përbëhet nga përfaqësues të biznesit, ashtu siç ata janë pjesë e konsultimeve periodike, ashtu ju do të keni shansin individualisht, por edhe me bizneset që ju përfaqësoni, të cilat kam pasur rastin t’i takoj edhe gjatë fushatës, jo vetëm të thoni mendimin tuaj, por edhe të jeni pjesë e vendimarrjes. Një plan urbanistik pa konsensusin sa më të gjerë dhe konsultimin sa më të plotë të biznesit është i pavlerë”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi gjithashtu se 7 nga 20 arkitektë me njohur në botë do të paraqesin më 9 mars projektet per bulevardin e ri të Tiranës para një jurie nderkombëtare. Zoti Basha ftoi biznesin të jetë  pjesë e këtij procesi, i cili do të jetë transparent.

“Më 9 mars, 7 nga 20 arkitektët më të famshëm të botës do të paraqesin projektet e tyre, para një jurie ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë ne do të kemi një hap më afër, me përzgjedhjen e fituesit, nisjes së punës për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm zhvillimi për qytetin e Tiranës, sepse përtej vlerës monumentale, urbanistike, ambientale, estetike, qytetare është një aks i fuqishëm i zhvillimit urban të Tiranës, i zhvillimit ekonomik të Tiranës”, tha Basha. /Start/

                                                                                             2012-01-27 17:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›