E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moikom Zeqo sjell librin "Shitësit e kaosit"


"Shitësit e kaosit", është i treti vëllim i një korpusi të prozës së shkurtër që shkrimtari Moikom Zeqo beson ta mbërrijë deri në pesë volume. Fokusi i përsiatjeve ka qenë fakti nëse është njeriu i aftë të përballojë apokalipsin, apo në mënyrë fatale dhe mekanike apokalipsi do të gllabërojë njeriun?

Ky vëllim trajton çështjet ekzistenciale në epokën globale. Merret me një arketip që e ka gjithë letërsia botërore e së fundmi filmat hollivudianë.

Studjuesi Përparim Kabo vlerëson se me librin "Shitësit e Kaosit" shkrimtari Moikom Zeqo ka dhënë sërish provën se moderniteti dhe tradita nuk janë të huaja, sekreti është të mësuarit e alfabetit të tyre, të kuptuarit e sintaksës ku ata kanë pikë takimet referuese, dhe të arsyetuarit në vijimësi si përgjegjësi brezash ndaj fatit njerëzor.

Pasi ka kryer institucionalizimin e poezisë në 6 vëllime, "Miscellanea", autori Zeqo vendosi të bëj institucionalizimin e prozës së shkurtër. Deri tani ka botuar "Gjumashët e Efesit", "Adami i fshehur" dhe sapo ka dalë nga shtypi "Shitësit e kaosit".

Deri tani Moikom Zeqo ka përfunduar një libër të titulluar "Libri i sinopseve", që është gati për botim dhe ka në duar një tjetër vëllim me tregime që quhet "Sinaksarët e Bizantit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›