Tuente shansi i fundit per Benitezin
Kur duhen edhe 24 ore nga sfida mes Interit dhe Tuentes ne Ligen e Kampioneve presidenti zikalter Masimo Morati ka vendosur ti jape ndoshta shansin e fundit teknikut te kampioneve te Italise. Benitez ka gjithe besimin tim - thote Morati. Por fraza Sigurisht qe eshte shume i rendesishem fitimi i ndeshjes se Champions-it kunder Tuentes vjen ne formen e nje ultimatumi. Presidenti e pranon se skuadra e tij nuk po kalon nje moment aspak te mire dhe per kete pergjegjesine e sheh tek mungesat e shumta. Po kalojme nje periudhe negative. Kemi shume futbolliste te padisponueshem por une pres nje reagim nga skuadra.