Goditja me pëllëmbë, gruaja çon burrin në polici
Mitrovicë, 24 shtator 2011, NOA- Një femër nga qyteti i Mitrovicës nuk ka duruar as edhe një pëllëmbë nga i shoqi i saj por e ka dërguar në polici.
Burime zyrtare nga policia e Mitrovicës bëjnë me dije se ankuesja femër ka raportuar në polici se i dyshuari për këtë ngjarje, bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje me fjalë e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me shuplakë në pjesën e fytyrës.
Pas kësaj vajza shkoi për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndaj të shoqit ngriti padi për dhunë.
a.y/NOA