Me Ramën në plazhe, po pushon edhe “kriza” shqiptare
Padrejtësía nuk duron paqen sociale. Mëkatarëve s’u duhet rendi dhe qetësía. Ashtu si kusarëve u lypset errësírë e zhurmë. Ramës i duhen “kriza”, ashtu si komuizmit lufta e pandërprerë klasore. Jo më kot i duhej komunizmit konflikti si “lokomotívë zhvillimi”. Jo më kot Rama ka mbijetuar në opozitë me “krizat” e krijuara nga fantazia. Po njerëzia taní ka rënë në qetësí, se dhe “krizat” kanë shkuar të pushojnë me Ramën. Se Rama humbi, ngaqë nuk i la gjë mangut diktaturës. Komunizmi izoloi Shqipërínë, Rama pengoi lëvizjen e lirë. Ndonëse në opozitë, ai e realizoi shpifjen për krijimin e “parajsës” së protestave. Taní vendi ka shpëtuar nga klithmat për vjedhje votash, a për grabitje të shqiptarëve. Taní “rruga e vetme” ka mbetur plazhi, pushimet e gjata, paqja me qejfet dhe dëfrimet, me heshtjen dhe përbuzjen ndaj të uriturve. U harruan shpifjet skandaloze për varfëríra të frikshme, të cilat, sikur shqiptarët t’i kishin besuar, do të qenë larguar natën nga Shqipëría. “Dinozauri” komunizëm paskësh lënë prapa “këlyshë” besníkë, jo më pak të rrezikshëm, të cilët, meqë nuk e duronin klimën e demokracísë, ëndërruan dy vjet për atë qetësínë e terrorit komunist. Se, neobllokmenëve dhe Ramës u dukej si Ferri i Dantes liría e kulakëve dhe barazia me ta para ligjit. Prandaj u besonin shpifjeve të tyre se shqiptarët qenkëshin vërtet në mjerim. Se, kur i lodhur nga dëshpërími i humbjeve të njëpasnjëshme, Ramës i dukeshin edhe institucionet si të “privatizuara” nga mazhoranca. Prandaj ai dhe neobllokmenët, sado të pasuruar, të shkolluar jashtë shtetit, të përkëdhelur dhe nga demokracia, përsërí ishin të pakënaqur. Dhe shihnin çdo natë në ëndërr “kriza”, vjedhje votash, “kanibalizma zgjedhorë” ! Dhe ruajtën si thesarin më të çmuar frymën konfliktuale të luftës klasore (Se, për të mbijetuar, gjithmonë mëkati akuzon mirësínë, ashtu si vesi që urren virtytin!). Të pikëlluar nga humbjet, Rama dhe neobllokmenët nuk e lanë një minutë të qetë popullin. Ashtu si diktatura, që i bëri shqiptarët të jetonin me dekada në éthet e një alarmi të pakuptimtë, Rama u bë copë t’i bindëte ata se po vdisnin nga uria, se rritja e rrogave dhe pensioneve qe një tallje, se fitorja e bashkisë qe një manipulim i radhës dhe se integrimin e penguakëshin ata që bënin reforma, rrugë të kombit, heqje taksash dhe zgjedhje të lira. Ashtu si diktatura, Rama dhe neobllokmenët e ruajtën konfliktin si thesarin e trashëguar nga sistemi i “kopaçes”, që kërkoi të punohej me barkun bosh dhe gojën mbyllur. Ky alarm i kotë i “krizave”, që i kishte rrënjët tek dëshpërími i Ramës dhe gjithë të përkëdhelurit e sistemit të hurit e të litarit, taní sikur ka rënë në qetësí, meqë Rama dhe neobllokmenët po pushojnë në vendet ekzotíke. Atje ku dhe djalli pendohet për ligësitë e veta. Konflikti artificial i Ramës me krizat, bllokimet dhe bojkotet synoi ta largonte popullin nga mendimet për një jetë edhe më të mirë, por e nxiti për të risjellë shejtanët e lumit në pushtet. Ky konflikt i Ramës synonte ta shtynte shqiptarin drejt ankesave të sajuara, drejt pakënaqësísh artificiale, drejt kujes për humbjet e Ramës. Konflikti, pra, donte që për këto konflikte të sajuara të mendoheshin shqiptarët. Jo për një të ardhme më të mirë për fëmijët, për një drejtësí edhe më të madhe shoqërore, a për një kultivim edhe më të lartë ndjenjash të bukura njerëzore. Si komunizmi, edhe Rama me neobllokmenët donin t’ia mbyllnin shqiptarit portat e aspiratave, ato të realizimit të një jete europiane, sa më të pavarur. Po dhe për afirmimin e personalitetit të tyre të lirë. Jo! Shqiptarët duhej të mendonin vetëm për demonstrata, për bllokime rrugësh me goma të djegura, për rrethime institucionesh të pavarura, për mjerime imagjinare dhe lumturira të tipit të “lugës së florinjtë”. Si në diktaturën komuniste, njeriu duhej të kënaqej, kur nuk përndiqej, kur nuk shahej e poshtërohej, kur nuk i hiqej dita e punës dhe e drejta e profesionit. Shkurt, kur nuk i thuhej troç se “nuk i plotësonte kushtet” ! Dhe, ashtu si komunizmi, Rama të mos kënaqej me konformizmin e militantëve të vet ndaj ambicieve të tij. Përkundrazi ! Ata u pikëlluan vetëm që deputetët nuk bojkotonin me qejf parlamentin dhe nuk përjashtonin me egërsí shokët e tyre të mendimit ndryshe.
Të dalë nga “mbretëria” e terrorit dhe e privacioneve, e pranimit të gjendjes së “skllavit” dhe e adhurimit të banditëve si perëndi tokësorë, Rama me neobllokmenët u përpoqën të krijonin dy vjet me radhë ato alarmet e adhuruara të diktaturës, konfliktet e saj ndaj një armiku imagjinar. Ata e ushqyen opinionin me përbuzje ndaj atyre që “paskëshin marrë pushtetin me votë të vjedhur për të vjedhur Shqipërínë”. Dhe ky armik i stisur në mendjet e dështakëve të përjetshëm na qenkësh vetëm mazhoranca. Se Rama dhe neobllokmenët nuk e pranojnë pavarësínë e individit, as aftësínë e tij për t’u bërë po aq i zoti, po aq i pasur dhe po aq intelektual, sa dhe pinjojtë e nomenklaturës komuniste. Se, të dalë nga shpërgenjtë e mentalitetit barbar që, nëse Shqipëría nuk bënte si thoshin komunistët, ata krijonin një tjetër Shqipërí, me vetëm 18 çifte të rinj. “Pronarë” të tillë të Shqipërísë, me atribute që mund t’i merrnin edhe jetën njeriut, nuk ka si të pranonin t’u merrej pushteti me copa letrash ( vota ), apo me K.Q.Z.-ra e Kolegje Zgjedhorë! Jo! Vetëm pas pushimeve verore do të shohim, nëse do të pajtohet Rama dhe neobllokmenët me një parlament, që nuk bën vetëm si thonë ata ? A do të kthehen ata të penduar nga pushimet ultrakomode dhe të shtrenjta, kaluar në ishuj me hotele luksoze me pesë yje?! Apo do të vazhdojnë këngën e qyqes për mjerime imagjinare, për greva uríe dhe demonstrata e bllokime reformash madhore, që do ta shtynin integrimin për në kalendat greke?