Indiferenca vetëvrasëse jo vetëm për Bulqizën
Prej ditësh minatorët e Bulqizës kanë hyrë në grevë urie në thellësinë 1400 metra nën tokë. Greva që erdhi pas protestave të zgjatura e të dështuara në dyert e kangjellat e Kryeministrisë, siç dihet, u përcoll me mospërfillje vrastare jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opinioni i kërshëruar publik. Herë pas here jepen njoftime se ndonjë nga grevistët u nxor me urgjencë nga gryka e minierës për t’u çuar në spital; gjendja e tyre po rëndohet, pasi veç të tjerash në minierë ikin dritat, e kjo do të thotë që pompat e ujit për këtë shkak të mos punojnë, duke ndjellë kësisoj rrezikun e përmbytjes së minierës, bashkë me minatorët. Por edhe kjo përcillet (çuditërisht po ndodh e kundërta e grevës së Valiasit në fillim pluralizëm!) me mospërfillje, a thua se na është bërë lëkura shollë ca nga kronika e zezë, ca nga ajo rozë: ‘Punë’ e tyre!..Se mos kemi gjë në dorë?!”…Sot edhe grevat e urisë janë zhvleftësuar në atë farë feje, sa që, edhe sikur një qytet i tërë të futet në grevë urie nuk bën përshtypje! A ndodhi gjë në Durrës kur një imam bëri ligjin dhe pezulloi një ekspozitë pikture me nudo, njëlloj si pas plenumit të katërt të partisë? Po kur u përmbyt Shkodra e nën-Shkodra?
E ndërkohë jeta normale në Shqipërinë tjetër, në atë të zyrave qeveritare, të spektakleve, skupeve, batutave, llotosportit, diskove e sidomos fjalimeve programatike të udhëheqësit tonë karizmatik për bumin turistik e të investimeve, etj, etj, rrjedh e qetë, me një rritëm zhvillimor të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër të botës!…Edhe SHBA-ja për pak sa nuk falimentoi, ndërsa krizat ne na marrin të keqen, derisa ka rënë çmimi i domates! Prandaj, me sa duket, as ministri përkatës, as ndonjë zyrtar i lartë, le më kryeministri, nuk e panë të udhës të nisen e të shkojnë në Bulqizë, në këtë tokë ku ende këndohet me lahutë poema e mjerimit e ku fëmijët punojnë e jetojnë si skllevër! E ç’lidhje ka qeveria me grevën e urisë së minatorëve, kur këta e kanë konfliktin me një firmë private, ca më tepër që firma është e huaj, austriake, nga vendi i atij Golsrukut të famshëm të OSBE-së? Më e rëndë do të jetë të na zemërohet Golsruku, apo ca minatorë të Bulqizës? Pastaj, tani që siguruam lëvizjen e lirë, kush i pengoi minatorët e Bulqizës të iknin në mërgim, ose së paku të zbrisnin në Tiranë e të rrëmbenin një copë tokë në Bathore, në Durrës, ose në Dajt, ku të donin? Kjo do të thotë që fajin e kanë vetë!…
Lëvizja e lirë, anëtarësimi në NATO, politikat globale e rajonale të qeverisë, si p.sh, mbjelljet masive të e arrorëve e ullinjve, me sa duket janë faktorët që Bulqizën nuk e konsiderojnë Shqipëri, ndaj Berisha nuk dërgoi në Bulqizë as edhe një këshilltar, sa për të larë gojën, e kjo tregon se minatorët i quan armiq të tij, sivëllezër të protestuesve të 21 janarit! Ai mund të shkojë te një vajzë që goditet me çadër nga protestuesit, por nuk ka për të shkuar në Bulqizë, edhe sikur, largoftë, do të duhet të vejë për kryeshëndoshë…O me ne, o kundër nesh, në mes as vdekja nuk na bashkon! Njerëzit sot janë të lirë të vdesin ose si mercenarë të lumtur, ose me greva urie të pashpallura. Rrugë të mesme nuk ka!
***
Në këtë det arritjesh e suksesesh gëlojnë jo pak armiq të betuar që duan të nxijnë imazhin e Shqipërisë, të trembin turistët dhe investitorët dhe të pengojnë dhënien e statusit vend kandidat për në BE…Po t’i numërosh, këta bëhen më shumë se gjysma e shqiptarëve. Këtë e vërtetuan edhe zgjedhjet e fundit…Qeveria që formohet me as çerekun e votave të shqiptarëve i jep të drejtë vetes të jetë jo vetëm sundimtare fuqiplotë, por edhe armike me shumicën e popullsisë. Një nga veprimet armiqësore të atyre që “nuk janë me ne” konsiderohet padyshim edhe greva e urisë e minierës së Bulqizës. Prandaj kryeministri Berisha, si kundërpërgjigje, e pa të udhës të shfaqej i qeshur e i relaksuar pikërisht në këtë kohë në Dhërmi…Qëllimisht, pra jo rastësisht, ai e theu edhe njëherë tjetër rekordin e qëndrimit në ujë, pak orë para se të mbërrinte ministri i Jashtëm kinez, në kulmin e grevës së Bulqizës, ndoshta për t’u treguar miqve kinezë se tek ne ka normalitet dhe se udhëheqësi ynë po bën pikërisht atë që bënte dikur edhe kryetari Mao…! Mrekullinë e rekordit në not Berisha e bëri në sy të nipave e mbesave të tij të dashura, sepse deti për të, si e tha vetë, ishte një qilim fluturues! Kur ke një qilim të tillë fluturues, ç’nevojë ke të futesh në grevë urie, 1400 metro nën tokë? Sali Berisha nuk ia lë titullin kampion as vetë Sali Berishës, tha vetë Sali Berisha në mbledhje të qeverisë Berisha, duke dëgjuar gojëhapur e krenar vetë Sali Berishën se ç’ thoshte për Sali Berishën!...Hë pra, ja, më thoni ju mue, si mund të mos ngazëllehej Berisha me vetveten, kur, sa vuri këmbën në tokë i hynë në celular qindra mesazhe që e uronin për rekordin e ri?
E pas kësaj populli punonjës e jo-punonjës, shumica barngrënës e pakica korrupsionbërës, harroi sakaq jo vetëm grevën e urisë, por edhe hallet e përditshme kur mori vesh që kryeministri ynë gëzoka shëndet të plotë, se ai mund të kishte qëndruar në det edhe një orë, por rekordin e la enkas për vitin tjetër, gjë që dëshmon jo vetëm për shëndetin, por edhe për siguri-garanci-lumturinë që na dhurohet falas e që na përcjell këtë mesazh të hareshëm: binduni, o shqiptarë, se Berisha ka për të vazhduar, për të mirën e kombit, rrugëtimin e tij në pushtet edhe nja tridhjetë e ca vjet të tjera!..Sepse thyerja e rekordit sivjet dhe bindja se do ta thyejë edhe vitin që vjen, tregon që humorin e kryeministrit, bashkë me imazhin e Shqipërisë nuk e prishin dot as protestat e opozitës, as Gërdeci, as zgjedhjet e ardhshme, as vrasjet e 21 janarit te dera e Kryeministrisë, as zgjedhjet e fundit…e jo më një copë grevë urie e ca gjynahqarëve të Bulqizës që zhyten për ca para më shumë 1400 metra nën tokë!
Ky duhet të jetë rasti më unikal e më cinik i një qeveritari të lartë, një rekord historik kur “burri i shtetit” nuk ka frikë nga gënjeshtra publike, nga rekordet qesharake që vetë i vendos dhe vetë i vulos! U përditësuam jo vetëm me vrasjet, aksidentet e krimet nëpër rrugë, me vjedhjet e votave, trojeve e milionave, edhe kur bëhen para kamerave, por tash edhe me talljen e poshtërimin që na bëjnë ata që ne i zgjedhim vetë, me “vota të lira e demokratike”! Ashtu si ai babai në një katund të Lezhës që vrau me çifte fëmijën e vet në gjumë, edhe ne presim qetësisht e paqësisht jo vetëm të na e vrasin shpresën, por edhe të na pështyjnë e përqeshin; jo pas shpine, as në gjumë, por sy në sy, madje jo vetëm një herë, por çdo ditë, çdo orë!…O Zot sa të karfosur, sa delirantë, sa të vetëngopur me veten janë krerët tanë, masturbuesit e panginjur të fjalës publike!
***
Ekzistojnë dy Shqipëri të mëveçme që me sa duket jo vetëm nuk kanë asnjë lidhje, por që po i largohen njëra-tjetrës përditë e më shumë. Nuk është vetëm veriu i Kosovës jashtë kontrollit! Nuk është thelluar vetëm hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, mes skamnorëve e kamnorëve, por edhe mes zgjedhësve e të zgjedhurve, mes pronarëve të ligjshëm e të paligjshëm, mes të ngujuarve dhe ngujuesve, mes përfaqësuesve e të papërfaqësuarve, mes kriminelëve që ikin në drejtim të paditur dhe gjykatësve që ikin në drejtim të ditur, mes komisionerëve hajdutë e votuesve që shesin votën, mes të ashtuquajturve krerë sindikalistë dhe të pambrojturve, mes partive dhe anëtarëve, mes kryetarëve dhe militantëve, mes mercenarëve dhe mecenatëve, mes halleve dhe rekordeve “të papara”!...Jashtë kontrollit të qytetarëve, të organeve gjyqësore, të medias, të votës, të konkurrencës, por edhe të ndërkombëtarëve, në radhë të parë ka dalë përgjegjësia e të zgjedhurve tanë.
Njëra Shqipëri, ajo e kryeministrit mund të thotë e të bëjë ç’të dojë, qoftë edhe duke thyer rekorde marrëzie, sikur ne jemi në vendet e para në botë për investime dhe për rritëm zhvillimi, ose si p.sh, ajo puna e boronicës që paska vlerë më shumë edhe se floriri, ndërsa Shqipëria tjetër ka të drejtë të mbllaçisë demagogji, gënjeshtra, shifra fiktive, duke mbetur edhe në demokraci e hasmosur, e harruar, e braktisur, e pashpresë, e lënë djerrë, e ngujuar në konflikt të pandërprerë, në ngërç institucional të psikologjisë anadollake: të dalë ku të dalë!…Kemi pra dy Shqipëri: e para mund të quhet Shqipëria-Bulqizë, ose Shqipëria-Bathore, Shqipëria-rurale që herë pas here ose përmbytet, ose hidhet në erë, ose bie në erozionin e moralit; ndërsa tjetra, Shqipëria-qeveri, Shqipëria-metropol, Shqipëria-Kuvend, Shqipëria- propagandë, është e dehur me “lugën e florinjtë”, nga vendi i parë i zënë me INSTAT-I i qeverisë, e mbetur në delir prej fuqisë së pakufizuar e të pakontrolluar të pushtetarëve, prej pasurive që burojnë nga tenderat dhe nga allishverishet e politikës…Shqipëria-qeveri vërtet ka rekorde, por i ka vetëm negative, të turpshme, asnjë pozitive, pasi asnjëherë nuk i ka sjellë popullit të vet ndonjë rekord rajonal e le më botëror në sport, në kulturë, në shkencë e as në politikë! Shqipëria-qeveri vërtet ka rekorde, por të tilla të frikshme e të thikshme si ky që doli së fundi: Në shumicën dërrmuese të spitaleve publike të kryeqytetit, sipas shtypit, tashmë është e natyrshme të mos ketë ilaçe, por ja që i paska edhe….edhe shumicën dërrmuese të mjekëve pa licencë!
”Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka të licencuar 35%, “Mbretëresha Geraldinë” 21%, Spitali i Sëmundjeve të Mushkërive 32,4%, spitali Ushtarak e ka 56,9% dhe Instituti i Shëndetit Publik e ka të ulët fare, 10,2%”, -kështu tha Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj.
“Pajisja me licencë ricertifikon kreditet e marra gjatë procesit të edukimit në vazhdim, si dhe dijet e azhornuara profesionale të mjekëve dhe stomatologëve…” A ka sukses më të madh se ky? A nuk është ky një tjetër rekord i përmasave botërore? Ec e besoje që ne, shqiptarët, prej njëzet vitesh presidentin e nji tash kryeministrin e kemi të njëjtin: Me profesion ish-mjek, madje edhe me titull: Dr e Pr! A nuk është kjo një tjetër mrekulli, një tjetër vend i parë që na nderon para vetes e para botës?
Guxo e sëmuru, guxo e shko në spitalin ku jo ilaçe, po as batanije nuk ka, ku edhe mjekët qenkan pa licencë, ku edhe sanitaren e rojen duhet ta paguash! Guxo pra dhe shtrohu në një nga spitalet publike, o shqiptar krenar e i lumtur i vitit 2011! Më kot e bëmë me faj Ministrin e Shëndetësisë, i cili, kur ndrydhi gishtin e përplasi kokën pas një aksidenti me makinë shkoi të kurohej jashtë shtetit…Nuk paska pasur faj, i gjori! Me sa duket vetëm minatorët e Bulqizës kanë faj, se në këto kohë rekordesh e suksesesh guxojnë e hyjnë në grevë urie që të na prishin imazhin, në vend që të shkojnë me pushime në Dhërmi!…
***
Në rininë time një pijetar i njohur, emrin e të cilit nuk po e përmend, teksa po dehej te Vollga, e zuri kriza e zemrës. Nuk e prishi terezinë, nuk e ndërpreu pijen, por iu drejtua zemrës së vet që po e paralajmëronte për infarkt: Rrih ti, rrih, se kokën tënde do të hash, mua nuk ke ç’më bën!
Mos jemi dehur edhe ne…por pa pirë?!