E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugët e Londrës kthehen në shesh betejë – lagja “Totenhem” del jashtë kontrollit

07-08-2011 / Gazeta 55

Përleshjet filluan gjatë natës në lagjen “Totenhem”, pas një manifestimi kundër vrasjes së një personi nga policia ditën e enjte


Rrugët e Londrës u përfshinë mbrëmë nga protesta masive dhe në përleshje me forcat e policisë. Përleshjet filluan gjatë natës në lagjen “Totenhem”, pas një manifestimi kundër vrasjes së një personi nga policia ditën e enjte. Dy automjete të policisë, një autobus dhe disa ndërtesa u dogjën, disa dyqane u shkatërruan dhe tetë policë u dërguan në spital, njëri prej të cilëve me plagë në kokë. Kjo është dhuna më e ashpër që ka njohur Londra prej shumë vitesh. Policia britanike u përball edhe sot paradite me disa vatra të izoluara rezistence në një lagje në veri të Londrës, qendër aktesh të ashpra dhune gjatë natës, që shkaktuan ndër të tjera edhe tetë policë të plagosur, njoftoi Scotland Yard. “Mbeten ende disa vatra të izoluara kriminaliteti në lagjen Totenhem ku janë përfshirë një numër i vogël personash”- bëri të ditur policia në një deklaratë për shtyp. Policët janë duke marrë masat e duhura për të vënë situatën plotësisht në kontroll, sipas të njëjtit burim. Zjarrfikësit punonin sot për të vënë në kontroll zjarre që shkatërruan disa ndërtesa në këtë lagje plurietnike, ndërsa policia ka bllokuar disa rrugë të shkatërruara nga dhuna. Pas trazirave të ndodhur në lagjen “Totenhem”, policia ka arrestuar 42 persona, të cilët janë angazhuar për djegien e dy automjeteve të policisë dhe një autobusi.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›