E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Ramën, njeriu që i ka qejf grevat e urisë

Politikani Radikal italian, Marco Pannella u gjend papritmazi në Tiranë për të mbështetur moralisht grevistë e urisë opozitare. Thagma nuk është e madhe. Ndonëse të mësuar virtualisht me aksionet gadi të përjavshme të grevës së urisë së tij nëpër institucionet e vendit fqinj; falë Edi Ramës e pamë edhe në kryeqytet - me sytë të zgurdulluar  në mbrojtje të një kauze të humbur edviniane. Ka shumë mundësi që Pannella të jetë i dezinformuar për qëllimet e vërteta të grevës, pasi i kanë shpërlarë trurin me kuti dhe transparencë. Ndofta kaq i mjafton radikalit italian - i cili merr vetëm 00.09 për qind në zgjedhje  për të marrë devizën e një heroi të thinjur nga uria. Gjithashtu Panella nuk është hera e parë që ka mbrojtur kauza dhe misione të humbura, siç ishte kjo e fundit në mbrojtje të jetës së diktatorit Sadam Hussein.


Sidoqoftë Edi Rama i arriti qëllimit të amplifikonte të bëmat e radikalit Italian Marco Pannella, një grevist i zhurmshëm për të drejtat civile edhe në Shqipëri. Radikali Pannella njeriu i një mijë e kusur grevash urie në Itali, ka si metodë politike pikërisht përçimin e mitit të shenjtërimit, nëpërmjet mekanizmit të martirizimit; shto këtu edhe sentimentalizmin. Kurse si gjest politik ekstrem, greva e urisë synon vërtet vdekjen, por të kundërshtarit; i cili do të fundoset në faj, derisa të zhduket nga skena. Gjithsesi, opozita e komanduar nga Edi Rama, është tejet anarkiste. Sepse i tillë është lidershipi i kësaj partie. E tillë është tradita revolucionare e se majtës, e cila në Europë ka kohë që e ka lënë shtratin e vjetër pseudo-marksist të dhunës, për tju kthyer kulturës se dialogut apo përfaqësimit të protestës së kontrolluar qytetare. Por kurrë, asnjë lider i majtë europian, nuk ka marrë përsipër shkatërrimin e vendit te tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›