E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit viziton Kosovën

WASHINGTON- Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, do të vizitojë këtë javë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë, në kuadër të një vizite në Ballkan. Lajmi është bërë i ditur nga Filip Krouli, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjatë qëndrimit Gordon do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritare, udhëheqës vendorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit informon se “Në Serbi, do t’i bejme thirrje Serbisë për të kërkuar fusha të një bashkëpunimi praktik me Kosovën. Në Prishtinë do kërkojë forcimin e institucioneve të Kosovës dhe në Maqedoni, ai do të diskutojë marrëdheniet tona dypalëshe dhe çështjet e tjera rajonale”.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›