Lufta në Ukrainë/ Hidhet në ‘erë’ treni në kufirin rus

Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se një tren mallrash ka dalë nga shinat në rajonin kufitar të Bryanskut.
Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz tha se një lokomotivë dhe disa vagonë dolën nga shinat pasi një pajisje shpërtheu. Ndërsa nuk raportohet për viktima.
Hekurudhat ruse e përshkruan incidentin si “ndërhyrje të paligjshme në punën e transportit hekurudhor”.
Dalja nga shinat ndodhi në orën 19:47 në një pjesë të rrugës midis Snezhetskayas dhe Beliye Beregas, thuhet në një postim në faqen Telegram të hekurudhave.
Një incident i ngjashëm ndodhi në linjën Bryansk-Unecha të hënën në mëngjes ku lokomotiva dhe shtatë vagonë morën flake, transmeton BBC.
Rajoni – i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë – ka parë një sërë aktesh sabotimi që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
/rtsh.al/