E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpul, muze i rrallë me 18 mijë lloje insektesh

Muzeu “Bug World Experience”, i pari i këtij lloji, do të ketë të ekspozuar insekte të ndryshme, duke filluar nga buburreci më i thjeshtë e deri te mbreti akrep. Të ekspozuara do të jenë edhe fluturat shumëngjyrëshe dhe shumëformëshe, apo merimangat. Në ndryshim nga muzetë e tjerë, aty shumë kafshë do të jenë të gjalla dhe jo të balsamosura.

Një të veçantë më vete përmban edhe fakti se në të ndodhen insekte që nga savanat afrikane dhe duke vazhduar me pyjet tropikale, shkretëtirën, lagunat, pyjet apo edhe kopshtet e shtëpive.

Por, surprizat nuk përfundojnë me kaq, pasi nëse në fund të shëtitjes ju vjen uri, ne barin e muzeut mund të shijoni një torte me krimba në formën e merimangës tarantula.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›