Argjentinë/ Zbulohet virusit H1N1 te derrat, shpallet gjëndja e emergjencës
Qeveria argjentinase shpalli sot gjendjen e emergjencës mbarëkombëtare pas zbulimit të virusit të ri të gripit H1N1 në të paktën një fermë derrash. Gripi i derrave ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 137 personave në këtë vend të Amerikës së Jugut gjatë stinës së dimrit në Hemisferën Jujgore dhe qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave në vend për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.Argjentina është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të mishit dhe produkteve të tjera bujqësore, por nuk është një eksportues i rëndësishëm i produkteve të derrit.
Gjendja e emergjencës u shpall nga agjencia qeveritare përgjegjëse për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend, pas zbulimit në fillim të këtij muaji të një rasti të tansmetimit të virusit nga njeriu te derrat në një fermë në Buenos Aires. Ky rast i dyshuar është një provë tjetër e teorisë se derrat mund të infektohen me virusin e rrezikshëm nga njeriu.
Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave u zbulua fillimisht disa muaj më parë në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që atëherë ai është përhapur me shpejtësi në të gjithë globin duke marrë përmasat e një pandemie.