E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton ankimimin e PDI-së për Fierin

Anëtarët e KQZ-së, në një mbledhje të nisur rreth orës 13:00, u njohën me objektin e kësaj ankese ku PDI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa qendra votimi të zonës zgjedhore Fier me nr. 3185, 3188 dhe 3196 të KZAZ-së nr. 20 dhe në QV-në 3006 të KZAZ-së nr.18.

Pas hedhjes së shortit sipas Kodit Zgjedhor, relatimi i kësaj ankese iu ngarkua kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, i cili kërkoi 30 minuta kohë për përgatitjen e kësaj procedure.

Ndërkohë, mbledhja e KQZ-së është ndërprerë për të rinisur më pas me diskutimin e kësaj ankese.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›