E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, vaksina per femijet e fshatit SOS

AMC ka ndermarre nje nisme per vaksinimin e te gjithe femijeve te fshatit SOS, per te parandaluar shfaqjen dhe prekjen nga virusi i gripit. Ne kuader te Pergjegjesise Sociale te Kompanise, AMC ka vendosur qe t'i dhuroje fshatit SOS sasine e nevojshme te vaksinave antigrip per te gjithe femijet e qendres. Femijet e vaksinuar jane te moshave te ndryshme nga dy deri ne 15 vjec. Me marrjen e vaksines antigrip te 70 femijet e kesaj qendre do te jene te imunizuar per gjate gjithe stines se ftohte nga gripi. AMC i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se fshatit SOS per te mbeshtetur vaksinimin e femijeve. Drejtuesit e fshatit SOS kane falenderuar AMC qe gjithmone ka mbeshtetur dhe i eshte gjendur prane femijeve te kesaj qendre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›