E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbëve të Merdarës u pengon pika kufitare

Banorët e fshatit Merdare kanë kërkuar nga kompetentët që të zhvendosen kolonat e rimorkiove dhe kamionëve të cilat janë në atë fshat në kolonë prej pesë kilometrave duke pritur disa ditë për të kaluar kalimin në Merdare në drejtim të Kosovës.

”Një muaj në këtë fshat nuk ka shpëtim, njerëzit nuk kanë qetësi, për shkak të muzikës së zëshme dhe tollovisë dhe punës së motorëve të qindra kamionëve dhe rimorkiove. Po presin këtu disa ditë për të kaluar në Kosovë, pastaj kur shkojnë, vijnë kamionët tjerë që presin sërish”, ka thënë kryetari i Bashkësisë lokale në Merdare, Casllav Millosheviq, raporton agjenci serbe, Beta .

Ai theksoi se kolona e kamionëve është afër shtëpive dhe vozitësit po hedhin bërllok gjithandej rrugës të cilin fryma po e bartë. Vozitësi Adem Jusufoviq nga Bosnja dhe Hercegovina, sipas kësaj agjencie, ka thënë se pritet aq shumë për shkak të procedurës doganore dhe ai do të presë për të kaluar në Kosovës edhe së paku dy ditë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›