E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston tre persona Do vrisnin Edi Ramen

Luan Rami Fatos Rami dhe Afrim Kica jane pergjuar duke organizuar komplotin qe do zhvillohej me 28 Janar. Zbardhet teksti i sms-se kercenuese dhe bisedat mes tre burrelasve per tu hakmarre ndaj kreut te opozites


TIRAN- Policia e kryeqytetit ka pohuar dje se ka arrestuar tre persona qe kane tentuar ti bejne atentat kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Permes Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Z. Hysni Burgaj uniformat blu kane shpjeguar edhe skemen e atentatit qe do ti behej kryetarit te opozites gjate protestes homazh te 28 Janarit. Te arrestuarit jane Luan Rami Fatos Rami dhe Afrim Kica.


Sipas burimeve te policise dhe prokurorise gjithcka ka nisur diten e demonstratave te 21 janarit ku te arrestuarit Luan Rami nga Burreli por me banim ne Tirane i eshte demtuar makina. I dyshuari Luan Rami diten e demonstrates me makinen e tij tip Benz ML ngjyre e zeze ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka hyre mes demonstruesve duke leshuar radion me ze te larte ku degjoheshin kenge per Sali Berishen dhe Azem Hajdarin.


Turma eshte irrituar dhe ne ecje e siper te makines e ka qelluar me sende te forta duke i shkaktuar thyerje te xhamave dhe demtime te tjera. I dyshuari nga Burreli Luan Rami eshte larguar me shpejtesi nga irritimi i turmes por duke share protestuesit-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.


Pas ketij incidenti i dyshuari Luan Rami i cili deri para pak kohesh punonte si drejtori i shperndarjes se KESH-it per zonen e Burrelit Dibres dhe Bulqizes ka siguruar numrin personal te kreut te opozites Edi Rama dhe ne oret e mbremjes se dates 24 janar ne drejtim te tij ka nisur nje mesazh SMS. Sipas te dhenave te prokurorise Luan Rami kerkonte nga kryetari i opozites ta demshperblente per makinen e demtuar nga demonstruesit e 21 janarit.


Me date 21 janar protestuesit tuaj me kane demtuar makinen duke me thyer edhe xhamat kerkoj nga ju qe te me demshperbleni- thuhet ne sms-ne qe i eshte derguar kryetarit te Bashkise se Tiranes. Ne sms Rami identifikohej me emer dhe mbiemer.


Ky mesazh eshte kapur ne sistem nga agjentet e Sherbimit Informativ Shteteror te cilet jane alarmuar dhe kane njoftuar Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit per te marre masa. Keto te fundit kane njoftuar prokurorine e kryeqytetit te cilet kane regjistruar procedimin penal duke vene ne pergjim numrin e derguesit.


Per kete mesazh drejtuar kryetarit te PS-se i dyshuari Luan Rami ka njoftuar djalin e xhaxhait Fatos Rami. Ai e ka marre ne telefon dhe i ka shpjeguar se i kishte nisur nje mesazh kreut te opozites duke i kerkuar demshperblim. Pervec kesaj i dyshuari gjate komunikimit me kusheririn e tij ka leshuar ne adrese te kreut te opozites nje sere fyerjesh ofendimesh dhe duke u shprehur se do ta vriste nese nuk me kthen pergjigje apo nuk do ta demshperblente etj.


Gjithashtu sipas akuzes i dyshuari L.Rami per te kryer qellimin e tij ka komunikuar ne telefon me shokun Afrim Kica i arrestuar qe ishte pjese e Forcave te Armatosura me graden toger duke i kerkuar ketij te fundit ti gjente edhe nje kitare sipas policise kod per nje arme. Kete kerkese sipas pergjimeve togeri Kici eshte shprehur i gatshem per ta plotesuar.


Nga bisedat e pergjuara Luan Rami i shpreh kusheririt te tij se do te kryente vrasjen e kreut te PS-se diten e protestave homazh te paralajmeruar nga opozita e bashkuar. Te gjendur ne kete pozite me urdher te prokurorise policia ka bere shoqerimin e tre te dyshuarve naten e se enjtes duke u gdhire dita e premte ku edhe i ka komunikuar urdher-arrestet per kryerjen e vepres penale te sigurimit te kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer nje vrasje ne bashkepunim.


Policia


Sipas kesaj dispozite ligjore te parashikuar ne nenin 80 te Kodit Penal te dyshuarit nese deklarohen fajtore rrezikojne denimin me burg deri ne pese vjet heqje lirie. Arrestimi i tyre sipas policise ka evituar nje atentat te mundshem ndaj kreut te opozites z Edi Rama diten e protestes homazh te dates 28 Janar 2011.


Vendimi
Gjykata Nje muaj burg atentatoreve te Rames

Me kerkese te prokurorise Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi dje izolimin ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg me afat nje mujor per tre te dyshuarit si atentatore te mundshem te kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Gjyqtari i ceshtjes Kalia pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi te pranoje kerkesen e prokurorit duke vleftesuar te ligjshem arrestin ne flagrance te policise dhe caktoi ndaj tre te dyshuarve Luan Rami Fatos Rami dhe Afrim Kica masen e sigurise arrest me burg me afat nje mujor.


Sipas prokurorise arrestimi i te dyshuarit Luan Rami eshte kryer ne nje lokal ne zonen e ish-bllokut ne Tirane nderkaq te dyshuarin Fatos Rami ne banesen e tij duke fjetur. Togerin Afrim Kica e ka arrestuar Policia Ushtarake brenda repartit ku ai punonte dhe me pas ia ka dorezuar policise. Shoqerimi i tyre eshte kryer ne oret e para te se premtes.

PROKURORIA

Prokurori i ceshtjes Blerim Tominaj kerkoi masen e sigurise arrest me burg per 30 dite per te kryer hetime te tjera ne lidhje me kete ceshtje. Sipas tij ne pergjimet telefonike qe i jane bere te arrestuarve permenden edhe tre persona te tjere te identifikuar si Vini Tiku dhe Taku. Por pervec ketyre verifikimeve sipas prokurorise ndaj tre te dyshuarve jane siguruar dhe administruar ne dosje nje sere pergjimesh telefonike mbi bazen e te cilave krijohet nje dyshim i arsyeshem se po pergatiteshin per atentat ndaj kreut te PS-se z.Rama.


MBROJTJA


Avokatet mbrojtes te tre te arrestuarve Alfred Duka dhe Qazim Gjonaj kane kundershtuar pretendimet e policise dhe prokurorise.


Sipas tyre arrestimi i tre te pandehurve eshte qesharak dhe i motivuar politikisht. Prej shume kohesh ushtroj profesionin e avokatit dhe kam marre pjese ne shume seanca gjyqesore por eshte rasti i pare ne jeten time qe me eshte dukur seanca gjyqesore qesharake.


Prokuroria nuk ka siguruar asnje prove materiale qe implikon per ndonje krim klientet e mi por vetem thashetheme-tha avokati Duka duke i kerkuar gjyqtarit lirimin e menjehershem te dy te ndaluarve.


Edhe avokati Qazim Gjonaj ne fjalen e tij u shpreh se prokuroria nuk ka siguruar asnje element dyshues se klienti i tij ka kryer ndonje veper penale. Klienti im eshte nje ushtarak qe i sherben ketij vendi por ne asnje rast apo moment ai nuk ka dijeni se per cfare pergatitjesh sipas prokurorise po bente shoku i tij Luan Rami. Ky i fundit i ka kerkuar nje kitare klientit tim sipas prokurorit dhe jo arme. Pse aludohet ne kete bisede-tha avokati Gjonaj duke kerkuar lirimin e menjehershem te klientit te tij.


Afrim Kica


I arrestuari Afrim Kica eshte shprehur i habitur para gjykates Une nuk e kam idene se cfare kishte ne mendje shoku im. Mua me kerkoi nje kitare dhe kaq. Kica shprehu dje ne gjykate friken se do humbte punen per keto akuza.


Luan Rami


Vete Luan Rami i pyetur nga gjykata pranoi se i kishte derguar mesazh kreut te opozites duke i kerkuar demshperblim per makinen e demtuar. Por ne asnje rast nuk kam kercenuar ndonje person e hic me pak kam tentuar te vras- tha Luan Rami.

Fatos Rami


I arrestuari Fatos Rami u shpreh se kusheriri im Luan Rami me ka njoftuar per mesazhin qe i kish nisur kreut te PS-se Rama duke i kerkuar demshperblim per makinen por ne asnje rast nuk me ka thene se e ka kercenuar apo se do ta vriste per thyerjet e xhamave.


AKUZA
Neni 80 / 25 i Kodit Penal


Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje denohet me burgim gjere ne pese vjet burg ne bashkepunim

T ARRESTUARIT


Luan Rami 37 vjec lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane
Fatos Rami 29 vjec lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane
Afrim Kica 33 vjec lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane

Policia Shtuam rojet per Edi Ramen


Njekohesisht Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve te larta shteterore- tha Drejtori i pergjithshem i Policise ne deklaraten e tij per shtyp dje ne mesdite.


Si u arrestuan kusherinjte Rami


Burime te Drejtorise se Policise se Tiranes thane dje per Shekulli se dy te arrestuarit Luan Rami dhe Fatos Rami jane identifikuar permes fotove te pasaportave te cilat iu ishin shperndare agjenteve dhe oficereve te njesise operacionale. Keta te fundit mesohet se kane ndaluar aty dy nga personat dhe me pas i kane derguar fillimisht ne ambientet e komisariatit te Policise nr.2 dhe me pas ne ambientet e Drejtorise se Policise se kryeqytetit. Burimet thane se ne momentin e ndalimit askush prej tyre nuk ka reaguar apo te kete bere rezistence ndaj punonjesve te Policise qe po i shoqeronin.


Madje burimet thane se personave as nuk iu eshte komunikuar fakti se per se po shoqeroheshin por vetem se iu eshte thene se duhej te shkonin me ta ne polici per te kryer nje verifikim te mundshem ne lidhje me nje dyshim qe policia kishte ndaj tyre. Aty ata jane pyetur nga nje grup specialistesh te Drejtorise se Policise se Tiranes si hetues te Antiterrorit si dhe specialiste te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Mosperputhja ne deklaraten e Burgajt


Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj tha dje ne konference per shtyp se tre te akuzuarit se do kryenin nje atentat ndaj Edi Rames jane shoqeruar ne polici ne oren 21.00 te dates 27 janar. Te tre shtetasit Luan Zenel Rami Fatos Hamit Rami dhe Afrim Ali Kica u shoqeruan ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane nga ora 2100 e dates 27 janar deri ne oren 0400 te dates 28 janar- tha dje Burgaj. Por kjo deklarate e drejtorit te pergjithshem te policise rezulton e pavertete.


Mbremjen e dites se enjte me date 27 janar 2011 Luan Rami nuk ndodhej ne polici por ne nje prej lokaleve te Bllokut. Ne oren 24.00 Rami po darkonte se bashku me kater persona te tjere ne nje lokal. Ai ka qendruar ne lokal te pakten deri ne oren 01.00 te dates 28 janar. Madje ne tavoline Luan Rami ka diskutuar me miqte e tij ne lidhje me demtimet qe i kishin bere protestuesit makines me 21 janar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›