E Diel, 1 Nëntor 2026

Me gersheret e ligjit do presim veshet e lepurit - Tirana ne krizen e gjobave 100 milioneshe

20-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri paralajmeron nga Farka se shume shpejt nis nga puna ndertimi i autostrades Tirane - Elbasan

Kryeministri Berisha ka shpallur dy dite me pare ne kryeqytet linjen e tolerances zero ndaj aferave korruptive te kryebashkiakut te Tiranes. Sdo te lejohet qe taktika e gjobave 20 perqindeshe te mbaje peng zhvillimin e kryeqytetit

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar perfundimin e rruges Mjull Bathore - rruga Elbasanit ne komunen e Farkes. Rruga e re me rrjet teresor te kanalizimeve me trotuare ndricim linje telefonike dhe peme dekorative eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 105 milion leke.
Ne fjalen e tij para banoreve te Farkes kryeministri Berisha u ndal jo vetem ne investimet e kryera ne kete komune qe vetem ne 4 vitet fundit jane 20 here me shume se ne 8 vitet e qeverisjes socialiste por edhe ne projektet e reja per kete zone.
Une vij sot tek ju me ndjenjen e kenaqesise se madhe sepse keto 3-4 vitet e fundit ne kemi investuar ne komunen tuaj 20 here me shume se 8 vitet socialiste te marra se bashku. Ne keto 3-4 vite ne kete komune jane ndertuar 30 kilometra rruge dhe une ju premtoj juve zoti kryetar i komunes se si kjo rruge me trotuare dhe ndricim do ti bejme rruget ne cdo skaj te kesaj komune te mrekullueshme. Ne fshatrat e kesaj komune jane ndertuar rreth 12 ujesjelles e kanalizime 3 qendra shendetesore dhe 2 shkolla te reja. 350 milion leke te tjera jane ne investim e siper u shpreh kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit shqiptar premtoi se brenda nje kohe te shkurter do te nise nga puna projekti gjigant per ndertimin e autostrades Elbasan - Tirane.
Shume shpjet ne komune fillon ndertimi i nje prej magjistraleve kryesore te vendit autostrada Tirane - Elbasan e cila do ta shnderroje Elbasanin ne nje qytet te ngjitur me Tiranen tha Berisha.
Ne fjalen e tij para banoreve te Farkes kryeministri deklaroi gjithashtu se ne kete zone qeveria do te nise gjate ketyre muajve ndertimin e unazes se Tiranes. Farka do te jete pjesa me moderne e metropolit shqiptar. Ne Farke ne perputhje me planin e zhvillimit te zones po ndodhin investime te medha te sektorit privat. Fshatra turistike te mrekullueshme nga investitore amerikane austriake italiane shqiptare dhe te te gjitha vendeve po stolisin cdo dite e me bukur peizazhet mahnitese te Farkes deklaroi kryeministri.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se brenda vitit 2010-te shqiptaret do rifitojne dinjitetin e tyre evropian duke u bere pjese e listes se vende te Schengenit ku udhetohet lirshem pa viza dhe pa barriera te tjera te cilat deri me tani jane kthyer ne nje makth per kedo qe tenton ti drejtohet ambasadave.
Sipas kryeministrit kjo vjeshte do jete vjeshta e lirise dhe dinjitetit evropian.
Kjo vjeshte mbi te gjitha eshte vjeshta e lirive dhe dinjitetit tuaj. Kete vjeshte shqiptaret qytetare te vendit qe 18 vite me pare u derdhen ne eksode biblike te papara qe nga shekujt me te hershem gjer me sot do te levizin te lire ne mbare Europen. Kete vjeshte ata do te levizin ne Europe pa viza si qytetare te saj do te vizitojne qytetet dhe vendet e kontinentit qe i perkasin do te takojne femijet miqte te dashurit e tyre ne mbare Europen kudo qe ndodhen. Kjo eshte vjeshta e historise e lirise se levizjes se qytetareve te Farkes dhe te mbare Shqiperise u shpreh kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›