Rama ne Sarande humbet kontrollin e partise
Tashme kane dale mbi uje problemet e medha te brendshme ne partine private te Edvinit. Te gjithe e kane kuptuar se anija e kryetarit po mbytet prandaj edhe kane shperthyer perplasjet dhe nje lufte civile per llokmat e pushtetit vendor. Edvini shpall ne Sarande se ska as hapje kutish e as ankese ne Komisionin e Venecias por thjesht nje tur pergjerimesh e kercenimesh ne celulat e partise per te ruajtur sa te mundet imunitetin e vet dhe pronesine ne parcelen socialiste
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vendos te mos kthehet ne kryeqytet pa marre pergjerimet e bazes socialiste per katrahuren qe ai ka gatuar per 5 vjet me radhe ne krye te partise opozitare. Qendrimi i pak diteve me pare se PS eshte e interesuar ti drejtohet Komisionit te Venecias porsa i takon ceshtjes se kutive duket se eshte shuar me atakimin e elementeve kritike ne baze te cilet te fuqizuar njesoj sic pritet armiku i kane kerkuar llogari te hollesishme per deshtimin e PS-se dhe mos zgjidhjen e situates politike ndonese opozita dhe mbeshtetesit e saj u investuan me kot per 13 muaj me radhe. Premtimi i meparshem i Edi Rames se do shuaje fraksionet e partise ne baze te pabindur dhe te pabeset mori fund ndersa duket se ai eshte terhequr edhe nga tendencat e meparshme per hapjen e kutive te votimit dhe dergimin e ceshtjes ne Venecia. Humbja e kontrollit total ne baze dhe te pjesshem ne qender ka sjelle edhe corganizmin e partise dhe zvenitjen e linjave te operimit politik ndonese Edvini se ka cuar deri ne fund operacionin e tij lsquofshesa per tu hakmarre ndaj atyre te cilet ai i ka akuzuar si shkaktaret kryesore te humbjeve te njepasnjeshme te PS ne cdo perballje elektorale. Por vizitat e dy diteve te fundit ne Tepelene dhe Sarande i etiketuar me sloganin Turi i Pergjerimeve nxoren ne pah perfundimisht krizen e Partise Socialiste mungesen e formimeve menaxheriale dhe nje rrezik evident qe i kanoset shperfytyrimit te identitetit te saj si force e majte politike. Turi i Pergjerimeve shkon ne sens te kundert me ate qe u iniciua fillimisht nga zyrat e PS-se ne Tirane per nje nisme perjashtimi nga radhet e partise te eksponenteve te etiketuar si te padeshirueshem. Hakmarrja e Edvinit u tentua te fillohej nga socialistet e thjeshte te cilet sipas tij e tradhtuan me 28 qershor jo vetem duke mos e votuar por njeherazi duke i shkaktuar nje krize te brendshme partiake te cilen edhe sot e kesaj dite ai spo e diagnostikon sic duhet. Por realisht faktet flasin te kunderten. Edvini jo vetem qe ska me fuqi te beje corbe bazen por perkundrazi ben thirrje te deshperuara per unitet te brendshem duke u pergjeruar keshtu perballe presionit. Mungesa e objektivave konkrete dhe censurimi i paprecedente i zerit ndryshe apo kritik ka sjelle nje situate jo motivuese ne kampin socialist teksa krisjet dhe reprezaljet e pameshirshme te bazes sollen edhe rrokaden e brendshme ne PS e cila u verejt tek mosbindja e krereve te degeve ne rrethe dhe deri tek te zgjedhurit vendore socialiste. Fakti qe Edi Rama i ndihmuar nga disa eksponente te caktuar te partise te mesuar me prerjen e kokave si xhaketat e vjetra Gramoz Ruci Arta Dade dhe Namik Dokle neutralizoi plotesisht zerin ndryshe dhe arriti te shuaje padrejtesisht elementet qe kundershtuan kliken e interesave personale ne PS e ben ate te qendroje stoikisht dhe i pacenueshem ne krye te partise pavaresisht deshtimeve qe ka sjelle dhe ndryshimit te identitetit te forces me te madhe ne opozite por lutjet ne baze tashme jane kthyer ne krye te axhendes se tij.
E ne kete kuader vajtimi dhe pergjerimi eshte i vetmi instrument qe mund te shpetoje kryesocialistin nga skarcimi perfundimtar ne skenen politike.