Fokus/Frika e atentateve erresoi dy gjeste historike te Benediktit te XVI
Pas festes ne Skoci shkuarja e Papes ne Londer u shenua per nje rritje tensioni ne policine e kryeqytetit britanik qe solli arrestimin e gjashte afrikaneve te akuzuar si terroriste islamike ndoshta ne proces e siper te pergatitjes se nje sulmi ndaj Papa Benediktit te XVI. Me pas policia pati pune me kontestimet ndaj makines se Papes para abacise se Uestminsterit. Aty protestuesit ishin kryesisht pjesetare te shoqatave te pavarura te viktimave te prifterinjve pedofile si edhe militante te levizjes ateisteve qe ishin mbledhur per te hedhur parulla perballe abacise. Policia e Londres i lejoi protestuesit tu afroheshin transheve per te mos shkaktuar tensione te kota keshtu qe kur Papa kaloi mundi te shihte pankartat fyese dhe ndoshta edhe te degjonte britmat histerike te ateisteve.
Nderkohe grupe neo-katekiste u perpoqen ti mbytnin britmat dhe bilbilat ulerites te protestuesve nga ana tjeter me thirrjet Rrofte Papa. Bile ka pasur manifestime ne Park Lane afer selise kryeministrore ne rrugen Douining Street te organizuar nga levizja Protest the Pope me pjesemarrjen e shkencetarit Richard Daukins dhe shkrimtarit Ken Follett.
Por tensionet dhe mosmarreveshjei u bene kontrast dy momenteve historike qe shenuan ditet e vizites ne Londer te Papes. Para se gjithash vizita ne Lambeth Palace ku eshte rezidenca e Arqipeshkevit te Canterbury Rouan Uilliams. Kryepeshkopi i Kishes Anglikane te Anglise i shoqeruar nga gruaja e tij e pershendeti Papen ne nje klime familjare duke parashtruar rrugen e nje afrimi te metejshme te kishave katolike dhe anglikane. Se dyti ishte fjala e shumepritur e Papes ne Uestminster Hall e cila ishte e mirepritur tej mase nga politikanet angleze. Me pak fjale basti qe David Kameron pati vene per qendrimin e Papes ne Britani u fitua pasi gjerat pergjithesisht ishin shume pozitive. Ne mengjes Ratzinger festoi me 4 mije nxenes te shkollave katolike.
Gjithashtu grupe te tjera neo-ekumenikale e pershendeten Papen me kore dhe pankarta mikepritese perballe shtepise ku po qendronte ne Uimbledon. Qindra te rinj te tjere ndaluan para katedrales se Uestminster-it. Ne predikim e tij gjate Meshes Papa iu rikthye drames se pedofilise. Ne njohin turpin dhe poshterimin qe te gjithe kemi vuajtur per shkak te ketyre mekateve dhe Une shpreh pikellimin tim te thelle per viktimat e pafajshme te ketyre krimeve te pashprehura tha Papa. Me pas takimi me nje duzine viktimash te prifterinjve pedofile dhe mbajtja e nje meshe me te rinjte ne Hyde Park. Organizatoret ngriten edhe nje gardh te madh qe rrethonte zonen ku Papa do te takohej me rreth 80 mije te rinj ne meshen kryesore. Ne Birmingem Ati i Shenjte tha se Kjo e diele e vecante me tej shenon nje moment domethenes ne jeten e kombit britanik pasi eshte dita e zgjedhur per perkujtimin e 70-vjetorit te Battle of Britain. Per mua qe kam jetuar e vuajtur gjate ditet e erresires se regjimit nazist ne Gjermani eshte emocion i thelle te jem ketu me ju me kete rast e te perkujtojme te gjithe ata bashkeqytetare tuajt qe kane flijuar jeten personale duke qendruar guximshem ndaj forcave te asaj ideologjie te keqe. Mendimi im shkon ne menyre te vecante te Coventry i afert qe pati vuajtur e pesuar nje bombardim kaq te rende me humbjen e jetes se njerezve ne nentor te vitit 1940. Shtatedhjete vjet pas kujtojme me turp e neveri sasine e tmerrshme te vdekjeve e shkaterrimeve qe lufta solli me vete e ripohojme synimin tone per te vepruar per paqe e pajtim ne cdo vend ku lind kercenimi i konflikteve. Me tej kemi nje arsye tjeter te hareshme qe e bene kete dite nje dite te gezueshme per Britanine e Madhe per Midlands e per Birmingemin. Eumlshte dita qe e sheh Kardinalin Njuman zyrtarisht te ngritur ne elter e te shpallur te Lum. Motoja e Kardinalit Njuman Cor ad cor loquitur Zemra i flet zemres na lejon te depertojme ne kuptimin e jetes se tij te krishtere si thirrje ne shenjterim e perjetuar me nje deshire te flakte te zemres njerezore per te hyr ne bashkimin intim me Zemren e Zotit. Ai na perkujton se besnikeria ndaj lutjes na shnderron gradualisht ne shembellimin hyjnor. Sic shkroi ne njerin prej predikimeve te tij elegante tradita e lutjes qe kemi zakon tia drejtojme Zotit e botes se padukshme ne cdo stine ne cdo vend ne cdo emergjence lutja them e ka ate qe mund te quhet efekt natyror per spiritualizimin dhe ngritjen e shpirtit.