Më i miri i muajit në Premierligë

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premierligë.
Sulmuesi fantastik nga Uruguaj shënoi shumë gola për Liverpoolin duke qenë aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë me 10 gola.
Suarez po luan në sulm të Liverpoolit, si një sulmues i vetëm ndërsa kjo gjë nuk po e pengon për të shënuar gola, shpeshherë fantastikë.
Suarez vazhdon të jetë edhe lojtari me më së shumti driblime në ligë ndërsa ka luajtur në 1257 minuta lojë./Indeksonline/