Transferi i ri i Prishtinës, një basketbollist fantastik

Sigal Prishtina nesër në një konferencë për shtyp do të prezantoi lojtarin e ri të saj, basketbollistin amerikan Devan Downey. Basketbollisti 25 vjeçar është një lojtar fantastik i cili pritet të ndihmoj shumë Prishtinën në garat e mëtutjeshme, sidomos në Ballkan Ligë.
Downey ishte i draftuar edhe për NBA gjersa ka karrierë të suksesshme në Evropë te skuadra turke Antalya, te ajo kroate Zara, te skuadra franceze Chorale Roanne. Downey luan si alo , ndërsa me sukses di të jetë edhe udhëheqës i lojës.
/>